Flash

VIDEO/ Rrëfehet nga qelia “Tezja e kokainës”: Nuk jam penduar! E bëra për fëmijët!

Lapsi.al 16 April 2018
VIDEO/ Rrëfehet nga qelia “Tezja e kokainës”: Nuk jam

54-vjeçaren Valentina Tufina e njohin pak me këtë emër, por nofka e saj “Tezja e kokainës” është bërë e famshme. Ajo u arrestua në qershor të vitit 2014 në Fushëkuqe të Lezhës në një laborator të ndërtuar nga i shumëkërkuari Gëzim Çela i cili mundi të arratisej. Ky i fundit e sillte kokainën nga vendet e amerikës latine ndërsa Tufina, për shkak të njohurive të saj si kimiste e përzjente dhe garantonte cilësinë e saj. Sot ajo ndodhet në burgun e Lipjanit në Kosovë ku po vuan një dënim me 6 vjet e gjysmë burg dhe 7 mijë euro gjobë. Ajo është dënuar edhe në Shqipëri me 14 vjet burg. Në një intervistë për emisionin “Frontal” të T7 ajo ka rrëfyer pse i hyri kësaj rruge. Thotë se gjithçka e bëri për hir të fëmijëve.

“Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më”, - thotë ajo duke nënvizuar se nuk është penduar qe mori pjese ne trafikun e drogës. “Për fëmijët jap jetën, unë për ato jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ata thonë se kam edhe miliona, por unë nuk kam. Fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysmë të mëngjesit deri në 1 të natës”, - vijon rrëfimin e saj.

https://youtu.be/My2B7SQqufo

Sipas gjykatës, në rrjetin e trafikut të drogës që drejtohej nga i shpalluri në kërkim Gëzim Çela, kimistja kishte rolin e kontrollit të cilësisë së drogave që vinin nga Amerika Latine. Gjykata tha se Tufina ka udhëtuar disa herë në vendet e Amerikës latine, ku mendohet se porosiste mallin dhe më pas e priste atë në Kosovë, ku edhe u arrestua. Tufina kontrollonte cilësinë, e përpunonte me përzierës dhe më pas e paketonin dhe e nisnin drejt Shqipërisë nëpërmjet korrierit Reald Hysolli. Në Shqipëri, në shtëpinë e Gëzim Çelës në Fushëkuqe, droga fshihej në makinat që kryenin transportin drejt vendeve të BE-së.

Image result for valentina tufa

Në momentin e ndërhyrjes dhe arrestimit në Kosovë, Valentina Tufina u kap brenda laboratorit të drogës, ku u sekuestruan 22 kg kokainë dhe 207 kg hashash. Ndërkohë, pjesë e këtij rrjeti dhe në të njëjtën ditë, konkretisht më 12 qershor, policia arreston në kufi duke hyrë në Shqipëri korrierin e rrjetit Reald Hysolli me 7 kg kokainë, ku në përfundim të procesit gjyqësor u dënua me 8 vjet burg. Si organizator i këtij rrjeti u dënua në mungesë edhe Gëzim Çela me 9 vjet burg. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48