Flash

Propaganda e Ramës, ERTV shton dy rubrika të reja

Lapsi.al 16 April 2018
Propaganda e Ramës, ERTV shton dy rubrika të reja

Marrja e ‘tepsisë’ dhe e ‘timonit’ duket se po e shton dita-ditës lajthitjen kolektive të qeverisë ‘Rama 2’. Përmes  ERTV, televizionit të tij online, Rama ka nisur prej pak kohësh dy formate të tjera komunikimi në kuadër të asaj që ai e quan ‘bashkëqeverisje me qytetarët’, por që në fakt është një shpikje propagandistike, për të bërë më tepër zhurmë sesa punë. Së pari janë raportimet e secilit ministër përballë disa deputetëve të grupit parlamentar.

Ndonëse në ERTV Rama na i shfaq si takime live, janë në fakt pamje të montuara nga ajo çfarë ndodh brenda selisë së PS-së. Sot për shembull, e kishte radhën për të raportuar ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Takimi është regjistruar, më pas rregullohet në montazh për të hequr ndonjë episod jo politikisht korrekt dhe i serviret publikut në ditët e ardhshme si një shfaqje groteske ku deputetët duartrokasin sukseset e ministrave. Së dyti, format tjetër propagandistik i Ramës përmes ERTV janë videokonferencat me qytetarët apo grupe të ndryshme interesi, që bëhen nga selia e qeverisë.

Rama bashkë me një apo dy ministra zhvillojnë komunikim përmes një ekrani gjigant, i cili ka kushtuar mbi 100 mijë euro dhe përdoret thejsht në kuadër të gjithë infrastrukturës për të bërë më shumë show sesa punë. Kështu ndodhi para disa ditësh kur Rama bisedoi me disa ofiqarë të tij në Kukës, në një përpjekje për të manipuluar opinionin pas protestës në Rrugën e Kombit.

Kështu ndodhi edhe sot ku bashkë me Ahmetajn dhe Gjiknurin, ai bisedoi me minatorët të cilët i kërkuan miratimin e statusit, ndërsa kryeministri dhe ministrat i sugjeruan të merreshin vesh me njëri-tjetrin pastaj të kërkojnë llogari te qeveria. Pra, jemi në kushtet kur kemi një kabinet të mbyllur si në kuti brenda ERTV-së, prej nga ku trumbetohen sukseset qeveritare. Ndërsa një herë në muaj Rama i shëtit për fundjava në qytete të ndryshme të vendit, ku zhvillohen mbledhje dhe flet për suksese imagjinare.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Kamëz, aksident me vdekje në Rrugën 'Tokio'

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kamëz, ku ka humbur jetën një i moshuar. Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Tokio”. Mësohet se shtetasi me inicialet ...

16:46

Patos, eksploziv makinës së mësueses

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ku makina tip ‘Nisan’ në pronësi të n...

15:59

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48