Flash

Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re të djathtë

Lapsi.al 16 April 2018
Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re të

Për herë të parë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka artikuluar qartë mundësinë e krijimit të një partie të re në kampin e djathtë.

“Nëse PD do ta çojë deri në fund këtë që ka nisur dhe unë jam i bindur që kështu do të ndodhë edhe në Kuvendin Kombëtar që mblidhet në fund të muajit duke mbyllur çdo derë.

Ne më pas kemi vetëm një rrugë, si njerëz që duam të merremi me politikë dhe të kontribuojmë për vendin. Ne kemi vetëm një rrugë që të përfaqësojmë qindra mijëra të djathtë që duan të përfaqësohen në parlament” – tha Patozi në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Por a e dëmton kjo kauzën e opozitës për një formacion të bashkuar?

“Unë jam ai që e dua më shumë opozitën e bashkuar. Por unë jam ai që jam përjashtuar nga partia ime. Pa u pyetur dhe pa u dëgjuar. Ajo parti është kthyer në ndërmarrje private me një aksioner të vetëm” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Avokati tregon ku ndodhet Adriatik Llalla

Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka thënë se ka shkelje proceduriale në hetimet që kanë nisur ndaj klientit të tij. Ai thotë se asnjë...

21:45

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI