Flash

Gjukanoviçi fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi me 53.8 përqind të votave

Lapsi.al 16 April 2018
Gjukanoviçi fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi me 53.8

Milo Gjukanoviç rikthehet në krye të politikës në Mal të Zi me një fitore të qartë në zgjedhjet presidenciale. Ndonëse një figurë polarizuese, Gjukanoviçi ka mbështetjen e Perëndimit për arsye gjeopolitike. Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç u rikthye nga pensionimi i vetëimponuar në detyrat qeveritare, për të arritur një fitore të konsiduerueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Sipas rezultateve jopërfundimtare të Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve (CEMI) të publikuara të dielën në darkë, Gjukanoviçi fitoi 53.8 përqind të votave, kurse sfiduesi i tij kryesor Mladen Bojanic, 33.5 përqind. Numërimi jopërfundimtar i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmoi këtë tendencë, duke i dhënë 56 vjeçarit Gjukanoviç përparësi edhe më të madhe. Asnjëri prej gjashtë kandidatëve të tjerë nuk arriti të mbledhë një numër dyshifror votash.

Fitorja e re do të thotë kthimin e Gjukanoviçit në postin që ai e ka mbajtur prej viteve 1998 deri 2002. Mali i Zi mbështet të gjitha sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë. Përveç tri pushimeve që ka bërë nga postet, ai ka qenë që prej vitit 1991 ose president ose kryeministër.

DPS ka qenë në pushtet gjithë kohën dhe Gjukanoviçi e ka drejtuar partinë që në vitin 1991. Ai deklaroi se vendosi të rikthehet me DPS në mënyrë që të mbrojë kursin properëndimor të Malit të Zi përballë tensioneve rajonale dhe fërkimeve globale midis NATO-s dhe Rusisë.

Vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë. Ai e akuzoi Moskën për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në tetor 2016. Podgorica ka mbështetur të gjitha sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Mali i Zi me 620.000 banorë u anëtarësua në NATO më 2017 dhe po zhvillon negociata për anëtarësim në BE. Si figurë, Gjukanoviçi polarizon jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në plan ndërkombëtar. Kundërshtarët e akuzojnë për nepotizëm dhe për korrupsion masiv si dhe për praktika diktatoriale. Një numër anëtarësh të familjes së tij mbajnë pozicione të larta politike, gjyqësore dhe në biznes./ DW

Të këshilluara

PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Pas 5 orë debatesh kryesia e Partisë Demokratike ra dakord të shtunën në mbrëmje për një dokument politik që do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të kësaj force ...

17:33

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI