Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Erdogan mesazh kërcënues Gylenit: Do të vish edhe ti në Turqi sikurse 80 të tjerët!

Lapsi.al 15 April 2018
Erdogan mesazh kërcënues Gylenit: Do të vish edhe ti në

“Turqia ka bërë të mundur futjen në vend të 80 anëtarëve të Organizatës “Fetullah Terrorist” (FETO) nga jashtë”, kështu ka deklaruar këtë të dielë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Në një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së zakonshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Stamboll, Erdogan tha se deri më sot, në Turqi janë sjellë 80 pjestarë të FETO-s.

“Do t’i ndjekim edhe tjerët”, tha Erdogan, duke shprehur bindjen për sjelljen në Turqi edhe të liderit të FETO-s, Fetullah Gylen. "Ti, që aktualisht ndodhesh në Pennsylvania, do të vish gjithashtu”, shtoi më tej presidenti turk.

Javën e kaluar, zyrtarët e inteligjencës turke, sollën në Turqi tre pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilët ishin kapur gjatë një operacioni në Gabon të Afrikës, ndërsa gjatë muajit mars, nga Kosova në Turqi u dërguan edhe gjashtë pjesëtarë të lartë të FETO-s, të cilat u kapën pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Siç shkruan “AA”, ata ishin përgjegjës për nxjerrjen nga Turqia të pjesëtarëve të mbetur të FETO-s, për t’i dërguar në Evropë dhe SHBA.

FETO në vitin 1970 filloi t’i infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë në Turqi, pas çka në vitet e 80-ta në mënyrë të konsiderueshme forcoi piramidat e saj paralele në këto institucione.

Më 15 korrik të vitit 2016, organizata FETO kreu tentim të dështuar për grusht shteti, me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Të paktën 249 persona humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Të këshilluara

PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Pas 5 orë debatesh kryesia e Partisë Demokratike ra dakord të shtunën në mbrëmje për një dokument politik që do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të kësaj force ...

17:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI