Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Greqi, shqiptarë në krye të trafikut, kanabisi shkëmbehet me heroinë në Turqi

Lapsi.al 15 April 2018
Greqi, shqiptarë në krye të trafikut, kanabisi shkëmbehet me

Bandat kriminale që veprojnë në Greqi bëjnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend, tha policia greke në raportin e vitit 2017-të mbi krimin e rëndë dhe të organizuar.

Sipas “Kathimerini”, gjetjet e raportit tregojnë përfshirjen e mafias të huaj në krime të lidhura me pronën, si vjedhjet dhe plaçkitjet e armatosura, ndërsa policia nxjerr në pah aftësinë e kriminelëve të burgosur për të menaxhuar aktivitete të paligjshme nga burgu.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Trafikimi i migrantëve vazhdon të jetë aktiviteti më i madh ilegal në vend vitin e kaluar dhe numri i trafikantëve të arrestuar nga policia është rritur në krahasim me vitin 2016-të.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

Vitin e kaluar, policia regjistroi një rritje të konsiderueshme në konfiskimet e kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria, e cila është prodhuesi numër një i hashashit në Evropë. Në fakt, disa nga sasitë e kanabisit të trafikuara përmes Greqisë përfunduan në Turqi dhe u shkëmbyen me heroinë.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”.

Lidhur me krimin e pronës në vitin 2017-të, policia tha se bandat kriminale greke, gjeorgjiane dhe shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol dominues, me një pjesëmarrje të fortë të romëve./GSH

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI