Flash

PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Lapsi.al 15 April 2018
PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Pas 5 orë debatesh kryesia e Partisë Demokratike ra dakord të shtunën në mbrëmje për një dokument politik që do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të kësaj force në 28 dhe 29 Prill, por jo për përmbajtjen e ndryshimeve që do të bëhen statutin të kësaj force.

Në dokumentin politik të miratuar nga kryesia thuhet se për listat e kandidatëve për deputetë apo të zgjedhurve lokalë do të vendosë anëtarësia, ndërsa nuk janë përfshirë propozimet e anëtarëve të cilësuar si kritiket e Bashës veç të tjerash edhe modalitet që do të parashikohen për mandatin e kryetarit kur partia humbet zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Arben Imami, një nga zërat kritikë ndaj kryetarit Basha u largua nga mbledhja pa përfunduar edhe pse kishte bërë propozimet e tij për statutin. Ai tha se dokumenti i grupit të punës nuk sanksionin ndryshime që janë thelbësore për Partinë Demokratike.

“Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë.”

Anëtaret e kryesisë nuk morën përgjigje nga Basha as për atë pikë të statutit ku parashikohet mandati i kryetarit, për të cilin Basha ka mbrojtur idenë e një mandati 2-vjeçar.

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohet votëbesim në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”.

Veç propozimeve të grupit të punës për ndryshime në statut në mbledhjen e kryesisë u paraqitën dhe 2 drafte të tjera, një i propozuar nga Genti Malko dhe një tjetër nga Edit Harxhi dhe Ervin Kulluri.

Këshilli Kombëtar i PD pritet të njihet dhe të marrë një vendim për dokumentin politik të kryesisë ne datën 20 prill dhe më pas ky dokument do t’i kalojë për miratim Kuvendit, i cili me propozim të Arben Imamit do të jetë thjesht statutor dhe një zgjedhor.

Tv Klan

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48