Flash

Prokurorët e Sarandës letër Arta Markut: Të pajisemi sërish me armë!

Lapsi.al 15 April 2018
Prokurorët e Sarandës letër Arta Markut: Të pajisemi

Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, këta të fundit kërkojnë sërish të pajisen me armë.

Në një analizë për vitin 2017 drejtuar kryeprokurorës Arta Marku, prokurorët e Sarandës e shohim ripajisjen me armë si një element të rëndësishëm për sigurinë e tyre fizike.

Në raport evidentohet se për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit, duhet që përfaqësuesit e organit të akuzës të pajisen me armë dhe të merren masa për sigurinë e tyre.

“Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit:

Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”.

Prokuroria e Sarandës e sheh me shqetësim ndryshimin e hartës territoriale, ku përmendet rasti i njësisë administrative të Lukovës, mbi të cilën ata thonë se nuk kanë nën juridiksion hetimet.

"Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të ish-Rrethit të Sarandës janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Veprat penale në fushën e narkotikëve janë përhapur ndjeshëm gjatë vitit 2017, thuhet në raport, ndërsa vjedhjet vijojnë të përbëjnë një aspekt shqetësues për territorin./ Oranews

Të këshilluara

PD, nuk pranohen propozimet e kritikëve

Pas 5 orë debatesh kryesia e Partisë Demokratike ra dakord të shtunën në mbrëmje për një dokument politik që do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të kësaj force ...

17:33

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48