Flash

Kryemadhi: Do t'ia nxijmë jetën Ramës, derisa t'u kërkojë shqiptarëve falje!

Lapsi.al 12 April 2018
Kryemadhi: Do t'ia nxijmë jetën Ramës, derisa t'u

Pas seancës së tensionuar në Kuvend, mospërjashtimit të Ramës nga seanca për fjalimin e tij vulgar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se ‘ky ishte teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës” por se opozita është e vendosur ta detyrojë Ramën t'u kërkojë falje qytetarëve të tij me çdo kusht.

“Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësinë e Edi Ramës dhe të Gramoz Ruçit,që nuk përjashton Ditmir Bushatin që goditi opozitën, - tha Kryemadhi.- Do t'ia nxijmë jetën derisa t'u kërkojë shqiptarëve falje. Si gjithmonë frikacak, largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vetë, nga përgjegjësia e familjes nga përgjegjësia e politikës. Ai njëri që s'do t'ia dijë për fëmijën e vet, do dika për shqiptarët.

Ta arrestojë Fatmir Xhafa tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi, për një çati që duan të rregullojnë që po ju shembet dhe nuk fusin në burg, trafikantët, kriminelët.

Kanë arrestuar kuksianët, i kanë lënë në burg për atë që ai para një jave kërkoi falje. Por kuksianët e shkretë i mban në burg.

Kështu që kjo gjë është teatri i rradhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion por për çdo shqiptar, për çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore kjo ja ku është. Nuk përjashtojnë Ditmir Bushatin, përjashtojnë Kejdi Mehmetin që e godasin përjashtojnë deputetë të tjerë por jo Ditmir Bushatin që e goditi".

Të këshilluara

FOTO/ Edi Ramës i hedhin miell në parlament

Ka qenë i pari Flamur Noka që ka hedhur miell drejt Edi Ramës dhe më pas një deputet tjetër ka hedhur sërish miell drejt Gramoz Ruçit. Njësoj si rastet e tjera,...

11:09

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI