Flash

Çmenduria në Tiranë, shihni ku e transporton fëmijën babai që shpërndan pica

Lapsi.al 23 March 2018
Çmenduria në Tiranë, shihni ku e transporton fëmijën

Shqipëria është një nga vendet më unikale në botë për marrëzi origjinale! Sot kemi rastin t’ju tregojmë vetëm marrëzinë e radhës. Kjo foto që tashmë ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe portale, është shkrepur sot fare rastësisht në Tiranë. Sipas autorit, fotoja është shkrepur sot paraditë pranë zonës së rreth-rrotullimit të “Shqiponjës” në Tiranë, ku një prind i papërgjegjshëm ka future fëmijën e tij në kasetën e një motoçiklete për shpërndarje picash.

Si të mos mjaftonte kjo, për t’u siguruar për transportin e saktë të “porosisë”, babai idiot ka ulur dhe kapakun e kasetës metalike, duke bërë që femijës së mitur t’i dilnin jashtë saj vetëm këmbët. Pamja ka çuditur shumë kalimtarët që e kanë parë këtë gjë të shëmtuar por dhe të rrezikshme, ndërkohë që reagimet indinjuese dhe fyese ndaj prindit të papërgjegjshëm kanë shoqëruar foton e frikshme.

“Çfarë pice quhet po ta futësh kalamonin në koshin e motorrit?”,- ishte një nga komentet që shoqëronte këtë pamje në rrjet. Por nuk kanë qenë të pakët edhe qytetarët që kanë kërkuar ndihmën e autoriteve për evidentimin dhe dënimin e këtij prindi të papërgjegjshëm, i cili konsideron fëmijën e mitur njësoj si një porosi ushqimore “Hallall”.

Të këshilluara

Gruaja godet burrin... me fëmijë (Video)

Në një video të postuar së fundmi në internet tregohen momentet e tmerrshme të një gruaje e cila humbet kontrollin dhe rreh një burrë duke e gjuajtur me një fëm...

10:53

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI