Flash

Senida Mesi braktis moderimin në ERTV, përmbytjet e detyrojnë t'i kthehet punës

Lapsi.al 21 March 2018
Senida Mesi braktis moderimin në ERTV, përmbytjet e detyrojnë

Deri sot, Senida Mesin e kishim parë në rolin e moderatores së spektakleve që organizonte qeveria në ERTV, ku iu dha shansi të provojë një eksperiencë të re.

Duhet thënë se performanca e zv.kryeministres në televizion nuk kishte të sharë, megjithëse nisi relativisht vonë. Kolegeve të saj në televizionet shqiptare iu janë dashur orë të gjata në transmetim për të fituar sigurinë para kamerave dhe kontrollin e skenës, që Senida Mesi e shfaqi natyrshëm në ERTV.

Gjithsesi përmbytjet në Shkodër nuk e kanë lënë ta shijojë këtë shans që i dha Rilindja.

Mesi iu rikthye këtë paradite orëve monotone të punës si zv.kryeministre kur mblodhi Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile.

Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektare, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.

Zonat e prekura janë ato të Dajçit, Ana e Malit, Bërdicës, Velipojës, zonës së livadheve në Shkodër dhe njësisë Guri i zi.

Të këshilluara

Gruaja godet burrin... me fëmijë (Video)

Në një video të postuar së fundmi në internet tregohen momentet e tmerrshme të një gruaje e cila humbet kontrollin dhe rreh një burrë duke e gjuajtur me një fëm...

10:53

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI