Flash

Flet zëdhënësi i aleancës: Artur Meçollari nuk ka çertifikatë sigurie nga NATO

Lapsi.al 6 March 2018
Flet zëdhënësi i aleancës: Artur Meçollari nuk ka

Artur Meçollari është një prej anëtarëve të grupit negociator të propozuar nga Qeveria shqiptare në negociatat me Greqinë. Meçollari është akuzuar si spiun, ndërsa mazhoranca është shprehur se ai zotëron një çertifikatë sigurie të lëshuar nga NATO. Por Mark Senders një prej zëdhënësve të Aleancës ka sqaruar se ky institucion nuk jep çertifikata sigurie, por ato lëshohen nga vendet përkatëse.

“Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. Për këtë arsye unë do t'ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”, tha zëdhënësi i NATO-s, raporton Report Tv.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH.

Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s. Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Mecollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI