Flash

Pse nuk u arrestuan porositësit e 613 kilogramë kokainë? Agjentët amerikanë të DEA Durrës

Lapsi.al 6 March 2018
Pse nuk u arrestuan porositësit e 613 kilogramë kokainë?

Pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Durrës prej dy ditësh, katër ekspertë të agjencisë amerikane të antidrogës DEA ishin në portin e këtij qyteti. Ekspertët kanë ardhur nga Athina, aty ku ndodhen zyrat e DEA për të gjithë Ballkanin. Mësohet se ata kanë kërkuar të njihen me gjithë praktikën e ndjekur nga autoritetet shqiptare në këtë aksion nga veprimet e doganave, policisë dhe prokurorisë.

Në portin e Livornos në Itali, kontenieri me banane ka qëndruar disa ditë dhe ka dyshime se është kontrolluar nga autoritetet atje.

Hetuesit shqiptarë kërkojnë të njihen me praktikën e ndjekur për kontrollin e kontenierit, pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin. Ka dyshime se dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare dhe është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit ku fshihej sasia rekord e kokainës.

Ndërkohë policia shqiptare, ka arrestuar për 613 kilogramë kokainë dy djem 25 vjeçarë. Nuk ka diskutim se as Donald Lushaj dhe as Armando Pezaku nuk janë porositësit e kokainës, që synohej të arrestoheshin nga operacioni ndërkombëtar që kishte nisur nga Kolumbia. Bosët e vërtetë të kokainës janë të lirë, madje edhe njeriu që firmosi për të bërë porosinë, Arbër Çekaj nuk u arrestua dot nga policia shqiptare.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI