Flash

1 Prill, data kur 11 mijë biznese do të futen në skemën e TVSH-së

Lapsi.al 6 March 2018
1 Prill, data kur 11 mijë biznese do të futen në skemën e

Më 1 Prill, të gjithë bizneseve që kryejnë xhiro deri në vlerën 2 milionë lekë do të futen në skemën e TVSH-së.

11 mijë e 300 bizneseve të tjera do t'u duhet të mbajnë librat e shitjes, ku do të shënojnë të ardhurat dhe shpenzimet, kasat fiskale dhe do t'u duhet të plotësojnë deklaratën e TVSH-së një herë në tre muaj.

Tatimet do të mbajnë në monitorim të gjitha bizneset, të cilat kërkojnë të bëjnë çregjistrimin e tyre ose pezullimin e aktivitetit për të shmangur përgjegjësinë tatimore ose futjen në skemën e TVSH-së. Javët e fundit është konstatuar një numër në rritje i bizneseve që kërkojnë mbylljen, e më pas regjistrimin e aktivitetit nga persona të lidhur me ta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI