Flash

Negociator edhe denoncuesi i Meçollarit. Gjeneral Gjunkshi: Informacionin na e solli Ylber Dogjani

Lapsi.al 27 February 2018
Negociator edhe denoncuesi i Meçollarit. Gjeneral Gjunkshi: Informacionin

Çështja e Artur Meçollarit, ekspert detar i Forcave të Armatosura, që akuzohet si i papërshtatshëm për të negociuar paktin detar me Greqinë, komplikohet papritur.

Praninë në grupin negociator me Greqinë të ekspertit detar Artur Meçollari, e ka kundërshtuar edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Xhemal Gjunkshi.

Sot gjenerali e ka lënë ushtrinë dhe është angazhuar në politikën aktive si deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës. Por për shkak të së shkuarës së tij në krye të ushtrisë, zoti Gjunkshi di arsyen se përse Artur Meçollarit iu ndërpre marrja e gradës gjeneral.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm bën publik edhe emrin e ushtarakut tjetër, që solli informacionet kompromentuese për Artur Meçollarin.

“AI gjatë përballjes për t’u graduar me gradën e Gjeneralit në dosjen e tij personale u gjetën dokumenta kompromentuese, që nuk e lejonin që të avanconte më përpara. Për këtë ka informacionin shumë të qartë komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, i cili në atë kohë kishte detyrën e Komandantit të Qendrës Personel-Rekrutimit dhe ka sjellë vetë dokumentacionin për të”, thotë gjeneral Xhemal Gjunkshi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Top Channel kontaktoi me Ylber Dogjanin, personi që sipas ish-gjeneral Xhemal Gjunkshit ka përpiluar dokumentacionin kundër Meçollarit. Zoti Dogjani ishte i padisponueshëm, njësoj si vetë zoti Meçollari.

Ironia e çështjes është se si i denoncuari, edhe denoncuesi janë të dy anëtarë të grupit negociator dhe Ministria e Jashtme ia ka ndaluar të dymbëdhjetë negociatorëve shqiptarë që të prononcohen për mediat.

Deputeti gjeneral Xhemal Gjunkshi i njeh megjithatë ekspertit detar Meçollari përgatitjen profesionale si ushtarak detar, por është i prerë kur thotë se është i papërshtatshëm për të negociuar pikërisht me grekët çështjen e kufirit detar.

“Për mua është e prerë jo, për këta që janë në pushtet që e rikthyen dhe po e mbajnë, le të vazhdojnë me të”, thotë ai./tch

 

Të këshilluara

Nisin reshjet e dëborës edhe në Tiranë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim këtu nuk ka bërë as kryeqytetit ku ndodh rallë që të ketë reshje dëbore. Sot pasdite d...

15:53

'Nuk e kam vrarë unë Memli Begallën!'

"Nuk e kam vrarë Memli Begallën" Kështu deklaruan në polici të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e Memli Begallës në Tiranë, Denis (Alban) Demiri dhe Ardian...

12:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI