Flash

2 milion Euro mashtrime/ Si i gënjeu Olesia Duka dentistët e Tiranës duke “shitur” Zirkon

Lapsi.al 27 February 2018
2 milion Euro mashtrime/ Si i gënjeu Olesia Duka dentistët e

Olesia Duka, 38 vjeçarja e famshme për eventet e bamirësisë që organizonte me deputetët socialisë ka arritur të përfitojë gati 2 milion euro me mashtrime. Policia konfirmoi shumën e parave, duke shtuar se të mashtruarit ishin disa persona në Tiranë dhe në Durrës.

Në një njoftim të policisë, shpjegohet skema që përdori Olesia Duka nëpërmjet një profili fals në rrjetet sociale, ku premtonte shitjen e materialeve dentare (Zirkon) klinikave në Tiranë dhe në Durrës.

38 vjeçarja sipas policisë “përdori rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike”. Ajo merrte paratë nga biznesmenët e kësaj fushe me premtimin për t'ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, por malli nuk mbërrinte kurrë në destinacion.

Policia njoftoi se ka sekuestruar 4 apartamente të Olesia Dukës e cila në tre muajt e fundit ishte përpjekur ta fshihte pasurinë, pasi kishte kuptuar se po hetohej.

Olesia Duka ishte një personazh i njohur në Tiranë, si një e ftuar e rregullt e emisioneve televizive dhe një organizatore e eventeve bamirëse, ku ftonte kryesisht deputetët socialistë.

Të këshilluara

Nisin reshjet e dëborës edhe në Tiranë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim këtu nuk ka bërë as kryeqytetit ku ndodh rallë që të ketë reshje dëbore. Sot pasdite d...

15:53

'Nuk e kam vrarë unë Memli Begallën!'

"Nuk e kam vrarë Memli Begallën" Kështu deklaruan në polici të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e Memli Begallës në Tiranë, Denis (Alban) Demiri dhe Ardian...

12:10

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI