Flash

Ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur!

Lapsi.al 13 February 2018
Ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur!

Pas përplasjes së dy anijeve të rojeve bregdetare greke turke në Detin Egje, vjen deklarata e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos, se një “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”. 

Gjatë një interviste, Pangalos, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: “E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”. 

 

INCIDENTI

Pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.

Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke. Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje. Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm. Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI