Flash

E BUJSHME/ Adriatik Llalla kërkon të mos i nënshtrohet Vetting-ut

Lapsi.al 10 February 2018
E BUJSHME/ Adriatik Llalla kërkon të mos i nënshtrohet Vetting-ut

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Mësohet se përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi.

Me këtë dorëheqje, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut. Ndaj tij ka nisur një proces verifikimi që në kohën që drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Majko takohet me Ivica Daçiç në SHBA

Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Majko dhe Daçiq ka...

16:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI