Flash

Berisha: Zbulohet tradhtia e Ramës në marrëveshjen me Greqinë

Lapsi.al 10 February 2018
Berisha: Zbulohet tradhtia e Ramës në marrëveshjen me

“Del e vërteta!! Edvin Rama tradhtar i kombit!! Shtypi grek i çjerr maskën e tradhtisë kombëtare Edi Ramës”. Janë këto titujt që i ka vënë ish-kryeministri Sali Berisha një komenti të tij në rrjetet sociale pas shkrimeve në mediat greke ku thuhet se marrvëveshja mes dy qeverive është afër.

Berisha citon shkrimin e energypress.gr ndërsa thekson se Rama i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqisë kurse “Shqipëria merr krundet dhe llogjet!”

Ish-kryeministri e quan “trillim grek” se marrëveshja e mëparshme ka pasur disa gabime metodologjike. Sipas tij gazeta greke e specializuar fushën e energjisë informon pikërisht atë që opozita ka denoncuar këto javë disa herë, pra faljen nga Rama të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

“Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit”, (pra për blloqet 1 dhe 2 te naftës), vazhdon argumentin e tij ky portal. Dhe se “Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015” – citon Berisha nga shkrimi i të përditshmes greke.

Ish-kryeministri thotë se kjo është e vërteta “lakuriq e marrëveshjes së tradhëtisë së lartë kombëtare të Edvin Kristaq Ramës". ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Majko takohet me Ivica Daçiç në SHBA

Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Majko dhe Daçiq ka...

16:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI