Flash

Flet Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit dhe telefonatës që e nxori nga zyra

Lapsi.al 10 February 2018
Flet Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit dhe

Izet Haxhia një nga të dënuarit e grupit të akuzuar si ekzekutorë të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari ka folur pas vendimit të gjykatës së lartë turke për ta ekstraduar në Shqipëri. Në një lidhje me skype nga Turqia për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ai tha se për atë që konsiderohet “vrasja e shekullit” ka ende për të thënë. I dënuar me 25 vite burg për këtë vrasje ai tha se janë dënuar vetëm ekzekutorët, por jo organizatorët e saj.

“Është zbardhur vetëm ekzekutori. Janë përfshirë shumë segmente. Ka qenë shërbimi sekret shqiptar i përfshirë. Ka qenë “grupi i Rognerit”. Kanë pasur dijeni edhe shërbimet e huaja sekrete. Ajo nuk ka qenë një vrasje e momentit, por një vrasje e mirëmenduar.

Duhen zbardhur tabulatet e telefonatave para vrasjes nëpërmjet Berishës dhe Azemit. Nuk janë zbardhur ato telefonata të orëve të fundit. Janë të gjitha të regjistruara. Ka pasur një telefonatë të Azemit me Berishën që nuk është zbardhur. Është thënë që telefonata që e ka nxjerrë atë nga selia e PD-së kam qenë unë, bujrum dhe le ta vërtetojnë. Ka pasur disa telefonata të tjera Berishës me Azemin. Edhe ato nuk janë zbardhur” – tha Haxhia, ish-badigard i Sali Berishës kur ky ishte President i Republikës. Ai tha se gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte nga politikanë të së majtës, por nuk është takuar me ta.

“Që nga vitet 97 – 98 nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me politikanë. Para disa muajsh më ka marrë në telefon një emër shumë i njohur i politikës nga radhët e mazhorancës së sotme. Më ka kontaktuar duke thënë se ndodhej në Stamboll për arsye shëndetësore, por nuk e kam takuar” – tha Haxhia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Majko takohet me Ivica Daçiç në SHBA

Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Majko dhe Daçiq ka...

16:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI