Flash

Armand Duka – Sokol Ballës: Ndryshove mendim sapo ndryshove TV

Lapsi.al 8 February 2018
Armand Duka – Sokol Ballës: Ndryshove mendim sapo ndryshove TV

Kreu i sapozgjedhur për një mandat të pestë në FSHF, Armand Duka ka folur në studion e “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion +. Duka tha se nuk e sheh fitoren si një sukses politik.

“Absolutisht që nuk kam asnjë ambicie politike. E kam parë si garë sportive, si garë alternativash për të drejtuar. U politizua për vetë faktin se Bashkimi përveçse ishte eksponent i lartë i një partie dhe që mund të kishte hyrë ndryshe. Mund të hynte zhveshur në garë. Nëse do të zhvishej, gara mund t’i afrohej sportivitetit” – tha Duka.

I pyetur nëse është në konflikti interesi për të drejtën televizive të transmetimit të Superiores që e ka Digitalb, nuk la pa e thumbuar drejtuesin e emisionit që prej pak kohësh ka kaluar nga Top CH në Vizion Plus.

“Më vjen keq, që sa ndërroni studiot ndërroni edhe mendimin (qesh). Ne bëjmë më të mirën për futbollin dhe të ardhmen e federatës. Për momentin është një paketë tjetër që e transmeton dhe nesër mund të jetë edhe kjo. Duhet të ketë sa më shumë të ardhura dhe deri tani pasqyrimi s’ka qenë i keq” – tha Duka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI