Flash

Blerina Gjylameti merr lopatën e punëtorit të Bashkisë (FOTO)

Lapsi.al 26 January 2018
Blerina Gjylameti merr lopatën e punëtorit të Bashkisë

Pasuesja e Saimir Tahirit në krye të Partisë Socialiste në Tiranë, Blerina Gjylameti, i është bashkuar aksionit të Erion Veliajt për mbjellje pemësh. Siç shihet në këtë foto, ajo ka mbjellë pemën e saj në kryeqytet, me ndihmën e lopatës së punëtorit të Bashkisë Tiranë. Zakonisht pjesëmarrja në aksione të tilla e politikanëve, si kjo për mbjelljen e pemëve, nuk vjen më shumë prej vokacionit të brendshëm apo ndjeshmërisë për mjedisin sesa për efekte të marketingut politik. Sidoqoftë le ta shohim gotën gjysmë plot, duke vlerësuar faktin që kryeqytetit po i shtohet një pemë më tepër, ndonëse me ritëm më të lartë shtohen kullat e reja sepsa pemët.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

FOTO/ Namik Dokle tallet me Erion Veliajn

Ish-deputeti socialist Nakim Dokle ka bërë një koment mjaft interesant duke ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një foto në Facebook, Dokle...

22:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI