Flash

FOTO/ Meta uron festën e RD-së me një sfond të veçantë

Lapsi.al 5 January 2018
FOTO/ Meta uron festën e RD-së me një sfond të

Kohët e fundit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bën urimet nëpërmjet Facebook. E përdorte më rrallë këtë platformë online gjatë kohës që drejtonte LSI-në. Në faqen e kreut të shtetit gjen foto pikante, nga ato të ngjitjes në mal, mbledhjes së shegëve apo lojës me macen.

Mbrëmjen e së premtes, Presidenti i vendit gjeti kohë nga darka në Korçë për të uruar përvjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”. Për të uruar gazetën e parë opozitare, Meta ishte rrethuar nga 2 gazetarë opozitarë. (Kjo ishte e vetmja lidhje që gjetëm mes tyre dhe RD-së).

“Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare "Rilindja Demokratike" i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu” – shkruan Meta në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI