Flash

FOTO/ Zbulohet çmimi i bluzës dhe atleteve të reja të Edi Ramës

Lapsi.al 28 December 2017
FOTO/ Zbulohet çmimi i bluzës dhe atleteve të reja të Edi

“...të tjerat pastaj janë histori këpucësh!” Me këtë batutë e mbylli kryeministri Edi Rama intervistën e tij për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës mbrëmjen e së enjtes. E kishte si një shigjetë për këpucët e Monika Kryemadhit, por ndoshta jo vetëm për ato.

Ndoshta për të na bërë që të mos flasim për këpucët dhe paraqitjen e kreut të qeverisë në zyrën e tij të hartave që tërhoqi jo pak vëmendjen e shikuesve. Sidomos mungesa e një këmishe apo e një kravate. Shumë nisën të pyesin çfarë është kjo bluzë që mban veshur kreu i qeverisë në prime time” të një ekrani kombëtar?

Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ajo është “Y-3”, prodhim i “Adidas”, e preferuar e kryeministrit. Vihet re se ajo kushton rreth 60 dollarë ose rreth 70 mijë lekë të vjetra me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë të së enjtes.

E njëjta gjë edhe për atletet e bardha. Edhe ato janë “Y-3 Adidas” dhe kushtojnë në internet rreth 320 dollarë (ose 380 mijë lekë të vjetra).

Mesa duket kreu i qeverisë ka pasur kohë për të bërë pazar gjatë vizitës në SHBA kur për më shumë se një javë askush nuk kishte dijeni për të se ku ndodhej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Hiqi sytë ore pervers!

Meshkuj nga e gjithë bota janë kapur duke i ngulur sytë femrave tërheqëse në publik. Të pashqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët, këta burra nuk ia heqin syt...

20:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI