Flash

Kush është Xha Bimi që hipi në karrocë Kryemadhin

Lapsi.al 20 May 2017
Kush është Xha Bimi që hipi në karrocë Kryemadhin

Kryesuesja e listës së LSI-së në Elbasan, Monika Kryemadhi ka hedhur në Facebook paraditen e sotme fotografi me një personazh të dashur të zonës së Belshit. Ai quhet Ibrahim Troka, 54 vjeç, por të gjithë e njohin si "xha Bimi".

Albeu.com ju prezanton me "xha Bimin" e Belshit, një personazh, i cili me punën dhe modestinë e tij është një shembull shumë i mirë për shoqërinë e sotme

"Xha Bimi" është një karrocier me famë në Belsh. Ai nuk ka emigruar ndonjëherë jashtë. Që pas ndryshimit të sistemit zgjidhjen e gjeti tek kali dhe karroca. Punon që prej moshës 20-vjeçare me karrocë dhe ky është viti i 34. Punon nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim duke çuar porositë e belshakëve në shtëpitë e tyre. Dikujt i duhet të transportojë disa thasë, dikush tjetër pak rërë apo zhavorr, një tjetër mund të ketë nevojë për një mjet transporti për të çuar në shtëpi një lavatriçe apo frigorifer të sapo blerë, zgjidhja është aty. Ai është "xha Bimi".

Por, "Xha Bimi" nuk përdor kurrë telefon. Atë mund ta gjesh teksa vërtitet nëpër Belsh duke çuar porosi. "Xha Bimi" është njeri pa fjalë. "Xha Bimi" karrocier, por mjaft kthjellët në mendësi.

Në të ftohtë dhe në të nxehtë e gjen në "majë të karrocës". Thonë se "xha Bimi" nuk i "fut hundët" asnjëherë në punët e të tjerëve. "Xha Bimi" është shumë besnik edhe ndaj kuajve të tij. Punon prej 34 vitesh me karrocë, por ka ndërruar vetëm katër kuaj. "Xha Bimi" është mjaft korrekt në porosi. Kjo e ka bërë mjaft të dashur në zonë. Të gjithë e përshëndesin dhe respektojnë në rrugë. "Xha Bimi" është karrocier, por ai jeton shumë mirë. Ka një vilë tre katëshe shumë të bukur në një zonë të lakmuar të Belshit. "E ka bërë me djersë. Bravo i qoftë!", thonë të gjithë.

Të këshilluara

12-vjeçarja pa këmbë bëhet ...balerinë

Një 12-vjeçare nga Kina është bërë frymëzim për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Në moshën 6-vjeçare ajo i humbi të dyja këmbët në një aksident, por k...

15:19

Foto/ Kryeministri Rama "harron" të numërojë

Siç bën çdo ditë, edhe sot Rama e ka nisur ditën me një fot. Këtë herë ai ka patur një grup të rijsh që po konkurojnë në një kokurs të NASA-s për aplikaconi që ...

09:25

Shfarosja e heshtur e gomerëve në Shqipëri

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi ...

21:20

Ministrja e Kulturës vishet me fustanellë

Në fundjavë në Gjirokastër zhvillohet “Fustanell Festival”, një event i ri i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. Për ta promovuar si duhet kë...

17:55

FOTO/ Një deputet që do punojë si DJ

Këtë të premte tek zona e Pazarit të ri në Tiranë organizohet një feste nga Njësia 8, zonë elektorale e drejtuar prej vitesh nga deputeti i PS-së Ervin Bushati....

21:55

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI