Flash

Otla Xhaçka ndihmon grupet në nevojë me hurma

Lapsi.al 10 May 2017
Otla Xhaçka ndihmon grupet në nevojë me hurma

“Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, priti në ambientet e Ministrisë delegacionin e Arabisë Saudite në vizitën e tyre në Tiranë, me qëllim mbështetjen e të gjitha rrjeteve, si ato publike dhe ato jo publike, që ofrojnë shërbime sociale për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, fëmijë e familje rome dhe egjiptiane, gra të dhunuara e viktima trafikimi. Kjo mbështetje nga Arabia Saudite, konsiston në ofrimin konkret të prodhimeve të tyre vendas dhe adresimin e kësaj mbështetjeje në grupet në nevojë.” – kështu shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke falenderuar delegacionin e Arabisë Saudite, por në publikimin e ministrisë nuk përmendet se për çfarë ndihme konkrete i është ofruar vendit tonë.

Edhe pse ministria përpiqet të mos e përmendë, duke përdorur “ofrimin konkret të prodhimeve të tyre vendas”, që në fakt bëhet fjalë për 50 ton hurma, me të cilat Arabia Suadite ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë. Nuk sqarohet dhe nuk dihet se si kjo sasi hurmash do t’i ndihmojë konkretisht grupet në nevojë që përmenden në publikimin e ministrisë./ Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO/ Një deputet që do punojë si DJ

Këtë të premte tek zona e Pazarit të ri në Tiranë organizohet një feste nga Njësia 8, zonë elektorale e drejtuar prej vitesh nga deputeti i PS-së Ervin Bushati....

21:55

Rama luan sërish me lapsin

Detaji i lapsit të kuq në xhepin e Ramës nuk i ka shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për simbolikën e tij dhe nëse ishte një mesazh për Bashës...

12:21

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI