Flash

Si i ndryshoi Elisa Spiropali Faik Konicës vendlindjen

Lapsi.al 7 May 2017
Si i ndryshoi Elisa Spiropali Faik Konicës vendlindjen

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Korçës, sekretarja e PS-së, Elisa Spiropali, tha se ndihet e privilegjuar që kandidon dhe do t’i shërbejë komunitetit të Kolonjës, vend i cili ka nxjerrë figura të njohura historike, por duke i shtuar Kolonjës edhe një figurë jo të ‘sajën’.  

“Privilegj të jem në shërbim të krahinës që ka gdhendur në histori kaq shumë rilindas, njërëz të arsimit e kulturës, si Fan Noli, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Faik Konica, Papa Kristo Negovani, Shahin Kolonja… mund të vazhdoj gjithë natën”, - tha Spiropali.

Por mes emrave të lartpërmendur është dhe emri i Faik Konicës, figurë e cila nuk ka lidhje me Kolonjën e Korçës. Vendlindja e Konicës është në Konicë, Janina e tanishme. Ose sekretarja e Partisë Socialiste nuk i njeh mirë figurat historike, ose janë shenjat e para të lodhjes nga fushata elektorale, që nuk ka filluar ende zyrtarisht.

Të këshilluara

Rama luan sërish me lapsin

Detaji i lapsit të kuq në xhepin e Ramës nuk i ka shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për simbolikën e tij dhe nëse ishte një mesazh për Bashës...

12:21

“Polici i Edi Ramës bën gati kokainën”

Sali Berisha ka publikuar në Facebook një foto në të cilën shihet një person me kartën e Policisë së Shtetit që bën gati kokainën. Për ish-Kryeministrin, ky ...

17:52

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI