Flash

Njerëzit që mezi zgjohen në mëngjes janë më inteligjentë

Lapsi.al 15 May 2017
Njerëzit që mezi zgjohen në mëngjes janë më

Njerëzit që e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes shpesh quhen përtacë ose etiketohen si njerëz të padisiplinuar.

Por, nëse jeni njëri nga këta njerëz, shkenca ka disa lajme të mira për ju: Ju jeni më inteligjent, më kreativ dhe më të lumtur sesa ata të cilët çohen nga shtrati me alarmin e parë në mëngjes.

Studimi britanik e lidh dremitjen (një sy gjumë) me kreativitetin, inteligjencën dhe shpirtin e pavarur.

Jemi shumë më të adoptuar ndaj jetës (dhe gjumit) sesa paraardhësit tanë – që nënkupton zgjimin nga gjumi herët dhe shkuarjen në shtrat herët – dhe të jesh i adoptueshëm ndaj jetës moderne është një shenjë e inteligjencës.

Kjo nënkupton se nëse mësohemi t’i dëgjojmë nevojat e trupit tonë dhe jo rregullat e shpejta dhe të vështira të jetës sonë, kemi më shumë gjasa të ndjekim pasionin tonë dhe të gjejmë zgjidhje ndaj problemeve tona.

Të gjitha këto na bëjnë më kreativ dhe më të pavarur, dhe gjithashtu më të lumtur. Kjo është zbuluar nga studimi i Universitetit të Southampton-it që krahasoi rrethanat socioekonomike të 1229 burrave dhe grave.

Por, kjo nuk nënkupton se duhet të kalojmë gjithë kohën në shtrat. Përderisa ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë janë më të lumtur dhe më të mençur, ka edhe disa rreziqe nga qëndrimi i gjatë në shtrat.

Njerëzit që kalojnë 12 orë ose më shumë në shtrat është treguar se kanë rrezik më të madh nga vdekja e papritur. Kështu, shtyjeni alarmin dhe mos u brengosni për të.

Vetëm sigurohuni që të shkoni në shtrat pak më vonë. Në këtë mënyrë ju do të keni edhe kohë t’i përfundoni të gjitha projektet kreative.

Të këshilluara

Çfarë u ndodh femrave me gjoks të vogël

Ndër vite meshkujt thuhet se kanë preferuar femrat me gjoks të madh, sepse i sillnin më shumë dëshirë seksuale. Ja disa arsye, sipas intv.al  pse gjoksi i ...

21:44

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI