Flash

Nëse vërtetë e doni atë, këto janë 6 rregulla për takimin e parë

Lapsi.al 11 May 2017
Nëse vërtetë e doni atë, këto janë 6 rregulla

Takimet e para ende vazhdojnë të shoqërohen me sikletin dhe kompleksitetin e secilit. Aq më tepër kur ende nuk je e sigurt se ç’mendon për ty personi tjetër, nëse do ta ketë apo jo seriozisht e gjëra të tilla, që nuk mund t’i shmangim sado të përpiqemi. Në fakt, meshkujt duan me çdo kusht që femrat në takimet e para të bëjnë të paktën këto 6 gjëra, edhe pse kurrë nuk do t’ua thonë në mënyrë direkte.

1
Hiqni dorë nga telefonat!

Të gjithëve u ka ndodhur, të paktën në një nga takimet e para, që personi që keni patur përballë, të merret me celularin dhe të shkëmbente mesazhe me një person të tretë. Shumë situatë e shëmtuar, apo jo? Ndërsa supozohet që vëmendja e saj/tij të jetë e gjitha tek ty. Më e mira do të ishte që t’i zhdukni telefonat nëse vërtetë doni të qullosni diçka.

2
Përpiquni të mos stresoheni

Unë jam kaq i stresuar sa ty, për të mos thënë më shumë.”- zëre se të tha ai vetëm me një shikim. Mjafton të jeni korrektë dhe mos llogarisni asgjë në mendjen tuaj. Thjesht jini vetvetja. Ju pëlqen ose jo personi tjetër , ky nuk është problem. Në fund të fundit, pse duhet t’ju interesojë?

3
Rregulli “Më shkruaj i pari” nuk duhet të ekzistojë

Nëse ai ju intereson vërtet dhe gjithashtu ndiheni të sigurt që pëlqimi është reciprok, atëherë mendoni vetëm të kaloni mirë. Nuk ka kohë të mendoni nëse duhet t’i shkruani ju apo të prisni përgjithmonë. Mos kini frikë të shprehni pëlqimet apo ndjenjat tuaja. Mos u frustroni!

4
Bëni gjëra që asnjëri nga të dy nuk i pret

Sa e bukur mund të jetë që në takimin e parë të përfshiheni të dy në një aventurë, që pak minuta më parë askush nga ju s'e imagjinonte. Epo, duhet ta bëni këtë!

5
Mos i përfshini miqtë tuaj. Akoma jo!

Është shumë herët që të prezantoni miqtë tuaj kur edhe vetë nuk e dini ende se çdo të ndodhë me personin tjetër. Është takimi i parë. Ai nuk do të shohë çdonjëri që ju njihni. Aq më tepër shoqet e tua, që duan ta analizojnë me detaje.

6
Eksploroni bashkë hobet tuaja

Shkëputuni nga argëtimet klishe si darka apo një gotë, diku në bar. Shumica e djemve duan të jeni më të thjeshta. Kështu do të njiheni më mirë dhe do të kuptoni nëse përshtateni vërtet. /anabel/

Të këshilluara

Çfarë u ndodh femrave me gjoks të vogël

Ndër vite meshkujt thuhet se kanë preferuar femrat me gjoks të madh, sepse i sillnin më shumë dëshirë seksuale. Ja disa arsye, sipas intv.al  pse gjoksi i ...

21:44

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI