Flash

Rrëfimi/ “Burri më tregoi tradhtinë, a t’ja them dhe unë?”

Lapsi.al 5 May 2017
Rrëfimi/ “Burri më tregoi tradhtinë, a t’ja them dhe

Kolumnistja dhe gazetarja e njohur Rowan Pelling, i ka dhënë një këshillë krejtësisht të pazakonshme një lexueseje, të cilën tradhtia e bashkëshortit i ka zgjuar brejtjen e ndërgjegjes, për shkak se edhe ajo e ka tradhtuar atë
“Kohë më parë bashkëshorti më ka treguar se më ka tradhtuar kur fëmijët tanë kanë qenë të vegjël. Kjo gjë ka ndodhur para 30 vjetësh. Por kur sapo u martuam, edhe unë kam pasur një aferë të shkurtër seksi, të cilën kurrë askujt nuk ia kam treguar. Edhe pse kjo është vetëm një njollë në morinë e viteve të lumturisë bashkëshortore, unë jam e hidhëruar dhe njëkohësisht kam dilemë a t’i “hakmerrem” edhe unë duke ia treguar aferën time?” – është pyetja e gruas.
Përgjigjen ia ka dhënë gazetarja e njohur Rowan Pelling, e cila në hapësirën e saj i ka dhënë një përgjigje krejtësisht të pazakontë.
“Teorikisht, ju dhe bashkëshorti juaj në një moment keni dalë jashtë kufijve të bashkësisë bashkëshortore dhe në këtë kuptim asnjëri nga ju nuk ka të drejtë ankese. Por, praktikisht nuk funksionon zemra në këtë mënyrë. Të jesh jobesnik nuk do të thotë që je imun ndaj dhembjes shpirtërore, përkundrazi.
Njerëzit të cilët shkelin kufijtë e lejueshëm në jetën e përbashkët janë të prirë të besojnë që rrethanat në rastin e tyre kanë qenë të zakonshme, por kjo bindje zakonisht bie kur ata mësojen se janë tradhtuar nga partnerët.
Ai i cili është “i pastër” në jetën bashkëshortore gjithmonë është në avantazh në raport me partnerin, por, vetëm nëse ai avantazh është i bazuar në të vërtetën. Në rastin tuaj, avantazhi i ndërtuar në fshehjen e tradhtinë vetjake mund t’ju bëjë që të ndiheni e pasigurt. Veç tjerash, a mos vallë nuk do të ndienit afërsi më të madhe me bashkëshortin sikur të dy të dinit që keni provuar dobësinë njerëzore?"
/Telegrafi/ 

 

Të këshilluara

FOTO/ Putin zemra ime!

Femrave ruse u është kërkuar që të zbukurojnë dekoltenë e tyre me imazhin e liderit rus, imazh i cili është stiluar në këmisha dhe bluza që njihen si “bluzat pa...

21:24

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI