Flash

Facebook, Instagram, Snapchat rrisin mundësinë për ankth dhe depresion

Lapsi.al 25 April 2017
Facebook, Instagram, Snapchat rrisin mundësinë për ankth dhe

Një sondazh kombëtar i Universitetit të Pitsburgh ka mbërritur në përfundimin  se rreziku i një personi për depresion dhe ankth rritet me numrin e platformave të mediave sociale që ai përdor. Analiza, që do të botohet në prill në revistën ”Computers in Human Behaviour”, ka treguar se njerzit të cilët përdorin nga shtatë deri në 11 platformave kanë mbi tri herë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni dhe ankthi.  Sipas studimit, rreziku mbetet i njëjti si për ata që përdorish disa rrjete sociala edhe për ata që kalojnë shumë kohë në vetëm njërin prej tyre.

"Pacientët duhet të këshillohen se ndoshta përdorimi i këtyre platformave mund të jetë i lidhur me simptomat e tyre," tha autori kryesor dhe mjeku Dr. Brian A. Primack, drejtor i Qendrës për Hulumtime në Media, Teknologji dhe Shëndet në Pittsburgh, në një deklaratë.

Shkenctarët morën në shqyrtim 1,787 amerikanë të moshës 19 deri 32 vjeç, duke përdorur mjetet për vlerësim të depresionit dhe pyetësorët, të cila kërkonin përgjigje për 11 platformat më të njohura të mediave sociale si: Facebook, YouTube, Tëitter, Google Plus, Instagram, Snapchat, Reddit, Tumblr, Pinterest, Vine dhe LinkedIn.

Ata që përdorën më shumë platforma sociale ishin 3.3 herë me më shumë gjasa që të përjetojnë nivele të larta të simptomave të ankthit, në krahasim me moshatarët që përdorën më pak platforma. Kërkuesit kontrolluan edhe për faktorë të tjerë, duke përfshirë racën, gjininë, relacionet me partnerin, të ardhurat e familjes, arsimin dhe kohën totale të shpenzuar në mediat sociale.

"Mund të jetë edhe e kundërta, që njerëzit që vuajnë nga simptomat e depresionit apo ankthit, të kenë tendencën për të përdorur një gamë të gjerë mediash sociale sepse aty ndihen rehat dhe të pranuar", tha Primack në një deklaratë. "Megjithatë, ka mundësi që përpjekja për të qenë prezent në platforma të shumëfishta mund të çojë në depresion dhe ankth”, tha ai.

Të këshilluara

Tani instagramin mund ta përdorim pa internet

. Ju mund të hapni Instagram-in, të përdorni opsionin “search” si edhe të bëjnë “unlike” (të heqësh pëlqimin) apo “unfollow” (nuk e ndjek më). Sigurisht që k...

15:49

Ajo që nuk dini për të pasmet

Nga fiksimi i meshkujve për të pasmet deri te komplimentat e parapëlqyera të femrave, janë të shumta gjërat që mund t’iu interesojnë për të pasmet. Shumë meshku...

15:36

Zbulohet sekreti “Bio” i Enada Hoxhës

Pas shfaqjes se baletit “Liqeni i Mjellmave”, Enada Hoxha është pare tek blen Super Foods tek Bio Center ne Toptani Shopping Center. Produktet mjaft cilësore d...

21:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI