Sleeve Gastrectomy Laparoscopike (SGL) është një ndërhyrje e llojit restriktiv, në të cilën stomaku formohet në formë tubi. Teknika SGL është shpikur në fillim në Angli dhe më vonë është përdorur edhe në shtete të tjera si SHBA, Gjermani dhe Belgjikë.
Ndërhyrja mund të kryet me teknikë Laparoskopike dhe parashikon heqjen e një pjese të madhe të stomakut ndërmjet një resecioni, realizuar me ndihmën e suturatriceve/ qepëseve mekanike. Pjesa e mbetur e stomakut merr formën e një tubi dhe me një volum shumë të reduktuar, me një kapacitet rreth 100/ 150 ml. Kjo procedurë nuk është e kthyeshme ngaqë një pjesë e madhe e stomakut hiqet.
Nervat e stomakut dhe pilori, "valvula e daljes", janë të paprekura në mënyrë që të ruhet funksioni i stomakut edhe pse volumi është i reduktuar. Gjatë ngrënies ushqimi futet në stomak, i cili ka volum më të vogël dhe ndalet në pilor. Mbushja e tubit gastrik shkakton një limitim të rëndësishëm mekanik në ngrënien e mëtejshme dhe kemi një ndjesi ngopjeje.
Disa studime kanë treguar që pjesa e stomakut e hequr, pjesa e fundusit në veçanti, prodhon Grelina, një nga hormonet shkaktar të ndjenjës së urisë. Reduktimi i niveleve të këtij hormomi që shikojmë pas ndërhyrjes, sjell një rënie të oreksit. Me këtë ndërhyrje humbasim deri 60% të mbipeshës, me rezultate që zgjasin në kohë.
Në pacientët me BMI të ulët (35- 45) SGL është cilësuar si e vetmja procedurë sepse është treguar efikase në kontrollet e ushtruara pas një periudhe 5 vjeçare. Mund të përfitojnë nga kto procedura ata pacientë me BMI të ulët (35- 45) që prezantojnë anemi, ose janë të prekur nga sëmundja e Crohn ose pacientët që kanë kryer më përpara ndërhyrje të mëdha kirurgjie abdominale, ose edhe pacientët që kanë nevojë për terapi anti inflamatore të zgjatur në kohë, sepse normalisht këto ilaçe duhet të evitohen pas një ndërhyrje të ByPass Gastrik.
Në pacientët me BMI të lartë (> 50- 60) është më e vështirë për të kryer një ByPass Gastrik ose një Duodenal Switch. Sleeve Gastrectomy është zgjidhja për këtë problem duke qënë e sukseseshme për humbjen e peshës. Pasi BMI e pacientit është reduktuar, është e mundshme të kryhet si procedurë të dytë një By Pass Gastrik ose një Duodenal Switch për të arritur, kur indikohet, një humbje peshe të mëtejshme. Kjo teknikë e kirurgjisë është e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u kryer, por nuk është e kthyeshme si bending gastrik dhe rezultatet në kohë të gjatë kanë nevojë për studime të tjera.
Avantazhet
* Nuk përdoren proteza si në ndërhyrje të bendazhit gastrik
* Eliminihet pjesa e stomakut që prodhon hormonin që stimulon urinë (Grelina)
* Nuk ka Dumping Sindromë, sepse pilori ruhet
* Risku për ulçër është minimal
* Risk minimal për anemi, osteoporozë dhe defiçit proteinik dhe të vitaminave
* Efikasitet të lartë si ndërhyrje e parë në pacientët me BMI të lartë (>50-60)
* Rezultate të mira si ndërhyrje e vetme në pacientët me BMI të ulët (35-45)
* Indikacion kirurgjikal për pacientët me anemi, sëmundjen e Crohn dhe patologji të tera për të cilat ndërhyrja e By Pass Gastrik është me risk të lartë.
* Mund të konvertohet në një ndërhyrje tjeter, si per shembull një Gastrik ByPass ose Duodenal Switch
Humbitet rreth 50% deri 80% e mbipeshës në tre vjet. Mundësia që stomaku të ridimensionohet dhe të ketë një rimarrje të peshës trupore.
Profesor Antonio Catona ka kryer ndërhyrjen e parë në botë për obezitetin me laparoskopi, në spitalin Casorate Primo (Pavia) në vitin 1992.