Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Kush ishte David Rockefeller, miliardat dhe konspiracionet rreth familjes së tij

Lapsi.al 20 March 2017
Kush ishte David Rockefeller, miliardat dhe konspiracionet rreth familjes

Biznesmeni miliarder dhe filantropi David Rokfeller, i cili ishte i fundit i gjeneratës së një prej familjeve më të famshme dhe të përfolura të Amerikës, vdiq ditën e sotme në moshën 101 vjeçare.

Rockefeller vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut, sipas zëdhënësit Fraser Seitel. Ai ishte më i vogli i 6 fëmijëve të lindur nga John Rokfeler dhe stërnipi i themeluesit të Standard Oil, John D. Rokfeler. Me vdekjen e vëllezërve të tij, ai u bë trashëgimtari i pasurisë së familjes, dhe kreu i rrjetit të madh të bizneseve familjare.

Por çfarë familje janë Rokfeler dhe pse në një shekull e gjysëm lulëzim të bizneseve të tyre janë përfshirë në teori konspirative nga më të ndryshmet.

I pari i kësaj familje ishte John D. Rokfeler, miliarder amerikan i fund shekullit 19-të me origjinë çifute. Pasuria e John D. Rockefeller llogaritet nga 350 deri në 400 miliard dollarë, që e bën njeriun më të pasur që ka jetuar ndonjëherë. Ai në moshë të re themeloi kompaninë e naftës Standard Oil, që për shumë vite kontrolloi gjithë biznesin e naftës në SHBA. Presidenti i atëhershëm Teodor Ruzvelt ngriti shqetësimin se kjo pasuri e pallogaritshme po krijonte një qeveri tjetër fantazmë, që funksiononte mbi qeverinë reale të SHBA.

Fëmijët e tij zgjeruan biznesin për tu marrë edhe me ndërtim, duke ndërtuar disa nga qiellgërvishtësit më historikë të vendit dhe me bankat. Familja Rokfeler njihet si një nga famlijet bankiere më të fuqishme në Amerikë, duke drejtuar bankën Chase Manhattan dhe duke mbajtur përqindje të larta të aksioneve në shumë banka të tjera, lidere në botë. 

Në Luftën e Dytë Botërorë dyshohet se pavarësisht origjinës çifute, Rokfelerët kanë furnizuar me armatime dhe eksplozivë 80% të Gjermanisë Naziste, e cila nën drejtimin e Adolf Hitler, kreu një nga masakrat më të mëdha që njerëzimi ka njohur deri sot, atë të shfarosjes së çifutëve, sikurse vetë Rokfelerët ishin. Fuqizimi i tejskajshëm i kësaj familjeje filloi të krijonte dyshime tek populli amerikan. Shumë shpejt vëllezërit e David Rokfeler filluan të merrnin pjesë në politikë. Nelson shërbeu si guvernator i Nju Jorkut si dhe për një kohë të shkurtër ishte zv/President. Ndërsa Winthrop Rockefeller ishte guvernator i Arkansasit. 

 

(Vëllezërit Rokfeler, David i pari majtas) 

Miqësia me familjen Rotshild (Rothchiald), që dyshohet se është familja më e pasur e planetit dhe shumë pranë mbretëreshës së Anglisë, përfshiu Rokfelerët në një tjetër teori po ashtu konspirative. U ngritën dyshime se Rokfelerët ishin pjesë e një sekti masonik që drejtonte botën, edhe pse gjë që nuk u provua kurrë me fakte, pavarësisht fjalëve të shumë personave që pretendonin se kishin lidhje të afërta me Rokfelerët dhe kanë dëgjuar biseda të tyre që i implikojnë në një sekt të tillë. 

 

(David Rokfeler, Lordi Rotshild dhe miliarderi i arit Morgan) 

Mbi David Rokfeler që vdiq sot, dyshohet se ka kryer shumë transplante zemre, të cilat janë të pamundura me arritjet e mjekësisë dhe shkencës ditën e sotme për moshën e tij tepër të thyer.

Pavarësisht konpiracioneve, Rokfelerët janë bërë të njohur edhe për aktivitetin filantropik të shtrirë ndër vite.

David Rockefeller zgjeroi pushtetin dhe ndikimin e tij pa u marrë me politikë. Një nga projektet e tij më të njohura ishte ai i ndërtimit të World Trade Center. Dhe ndryshe nga vëllerëzit e tij që ishin të tërhequr nga vëmendja e publikut, John D. III dhe Laurence, David përqafonte biznesin dhe udhëtonte duke mbajtur fjalime për lulëzimin e kapitalizmit.

“Kapitalizmi amerikan ka sjellë më shumë përfitime për njerëzit se çdo sistem tjetër në çdo aspekt të jetës në çdo kohë të histori,” thoshte Rokfeler.

Pasuri e vënë në mënyrë të dyshimtë ose jo, pjesëmarrja në sekte masonike ose jo, tregti ilegale në dëm të miliona njerëzve ose jo, familja Rokfeler është argumentuar shpesh si familja më e pushtetshme e Amerikës dhe David Rokfeler ishte i fundit i një elite miliarderësh të dalë nga kjo familje. /LAPSI.AL/

 

(Kulla Rokfeler) 

 

Të këshilluara

Zbulohet pamja dhe çmimi i Galaxy S8

Kemi parë shumë raporte rreth Galaxy S8 gjatë javëve të fundit, por tani kemi mundësinë të shohim për herë të parë se në çfarë ngjyra do të vijë celulari i ri d...

11:53

11 arsye përse duhet admiruar Japonia (Foto)

Japonia është vendi më i jashtëzakonshëm në botë, ku traditat shumëvjeçare bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Më poshtë do të jepen 11 arsye pse admirohe...

18:54

McLaren prezanton supermakinën e 2017!

Supermakina britanike McLaren sot u fut në epokën e re pasi modeli i saj me 720S prej 340 kilometrash në orë u bë i pari që vjen në jetë nga gjenerata e dytë e ...

11:22

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI