Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Debati/ Shamia e muslimaneve përplas “New York Times” me “Le monde”

Lapsi.al 18 March 2017
Debati/ Shamia e muslimaneve përplas “New York Times” me

Një vendimi i gjykatës europiane për mbajtjen ose jo të shamisë në mjediset e punës ka përplasur me dy qëndrime të kundërta editoriale gazetat e mëdha New York Times (ShBA) dhe Le Monde (FR). Gjykata e vendosur në Luksemburg mori në 14 mars dy vendime që do të lenë shenjë në historinë e jurisprudencës.

Ajo vendosi që një ndërmarrje ka të drejtë t’i pengojë punonjësit e saj të mbajnë shenja të dukshme të përkatësisë fetare gjatë orarit të punës. Ky vendim që lidhet drejtpërdrejt me mbajtjen e shamisë nga gratë muslimane u nis nga disa raste që kanë ngjallur një debat të madh në public. Në Belgjikë një recepsioniste u pushua nga puna sepse ajo i tha shefit të saj se do të mbante shaminë gjatë orarit të punës. Po kështu në Francë një informaticiene me shami u largua nga posti i saj pasi një klient u ankua për shenjën e dallueshme fetare që ajo mbante.

Mirëpo pas këtij vendimi New York Times shkrimin e të cilir Lapsi.al e lexoi, nuk ngruroi të shprehte gjithë kritikat e tij për këtë vendim. Duke theksuar se ai ishte një vendim që merrej në sfondin e zhvillimit të “ndjenjave antimuslimane” dhe me frikën e zgjedhjeve ku ekstremistët e djathtë po ngrihen, gazeta e New York theksonte se këto vendime japin mesazhin e gabuar dhe se ato konfirmojnë tezat e nacionalistëve.

Por menjëherë ka qenë reagimi i gazetës sekulare Le monde. “Na falni të nderuar kolegë por është krejtësisht e kundërta, sepse ata që duan ti fryjnë ndenjave antimuslimane përfitojnë më shumë nga situatat e paqarta” (Perkthimi Lapsi.al) shkruante e përditshmja pariziane. Sipas saj ky vendim ishte i dobishëm sepse ai i jepte të drejtë ndërmarrjeve të vendosnin për kodin e veshjes së punonjëve të tyre duke i imponuar atyre një neutralitet në veshje që nuk është diskriminues. Kjo sipas Le Monde ruante edhe neutralitetin e ndërmarjes karshi klientëve të saj shkruante gazeta që përpiqej të demontonte homologët e vet amerikane. (Lapsi.al)

Të këshilluara

11 arsye përse duhet admiruar Japonia (Foto)

Japonia është vendi më i jashtëzakonshëm në botë, ku traditat shumëvjeçare bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Më poshtë do të jepen 11 arsye pse admirohe...

18:54

McLaren prezanton supermakinën e 2017!

Supermakina britanike McLaren sot u fut në epokën e re pasi modeli i saj me 720S prej 340 kilometrash në orë u bë i pari që vjen në jetë nga gjenerata e dytë e ...

11:22

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI