Flash

Ky është kodi sekret nëse vdes mbretëresha Elizabeth e Anglisë

Lapsi.al 17 March 2017
Ky është kodi sekret nëse vdes mbretëresha Elizabeth e

"London Bridge”, është koduar plani sekret që pritet të vihet në jetë në Londër pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth të Anglisë.

Procedura u bë publike nga “The Guardian” dhe ka të bëjë me familjen mbretërore, qeverinë, trupin diplomatik dhe median. Për një farë kohe informacioni për vdekjen e Elizabeth u mbajt i rezervuar, edhe pse në kohën e internetit dhe smartphone, pritet të përhapet me shumë shpejtësi në raport me të kaluarën.

Gjithçka është planifikuar në detajet minimale. Pranë mbretëreshës në çastet e fundit do jenë familjarët e saj, profesor Huë Thomas, mjeku gastroenterolog që ndjek prej vitesh monarken. Do jetë ai që do kontrollojë se kush do hyjë në dhomën e mbretëreshës dhe do vendosë se cilat informacione të bëhen publike.

Sekretari personal i mbretëreshës Sir. Christopher Geidt, do lajmërojë Kryeministrin britanik, i cili do kontaktohet në çdo orar, edhe në mes të natës, kur do të thuhet “London Bridge is down”, (Ura e Londrës ra) dhe që nga ai moment operacioni do të nisë.

Menjëherë më pas ministri i Jashtëm, do të japë lajmin në 15 shtete të ndryshme, dhe më pas do veprohet me 36 shtete të tjera. Më tej lajmi do jepet në agjencinë “Press Association” dhe më pas do publikohet në të gjithë botën.

Ndërkohë pallati mbretëror Buckingham Palace, do të veshë me të zezë një punonjës i cili do të varë në derën e pallatit njoftimin për vdekjen e sovranes, shkruan noa.al. Edhe sajti zyrtar do të ngjyroset me të zeza, duke publikuar edhe lajmin.

Plani “London Bridge” parashikon edhe ndërprerjen e të gjithë programeve televiziv dhe radiofonik duke transmetuar vetëm muzikë funebre.  Në televizion të gjithë prezantuesit do detyrohen të jenë me veshje dhe kravata të zeza në shenjë zie. Gazetat do të publikojnë histori dhe lajme të thelluara lidhur me jetën e Mbretëreshës. Ndërkohë do të shpallen 12 ditë zi kombëtare në fund të të cilëve do të mbahet funerali i mbretëreshës në Ëestminister Abbey, raporton noa.al.

Pirinci Charles do të bëhet mbret ditën e vdekjes së mbretëreshës dhe duhet të mbajë një fjalim zyrtar. Ëilliams do të bëhet princi i Ëellsit dhe Kate do të marrë titullin e Princeshës së Ëellsit. Gjithashtu do të stampohen edhe kartëmonedha të reja me imazhin e sovranit të ri.

Të këshilluara

McLaren prezanton supermakinën e 2017!

Supermakina britanike McLaren sot u fut në epokën e re pasi modeli i saj me 720S prej 340 kilometrash në orë u bë i pari që vjen në jetë nga gjenerata e dytë e ...

11:22

Të dërgoni dhe pranoni para përmes Gmail!

Duke filluar nga sot, ju mund të dërgoni dhe të pranoni para përmes aplikacioni të Gmail. Ky shërbim do të funksionojë përmes Google Wallet, dhe më herët ka ...

17:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI