Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Merkel takon Putin? Kremlini konfirmon

 

Lapsi.al 15 March 2017
Merkel takon Putin? Kremlini konfirmon

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga ana e tij, Putin kishte deklaruar se priste vizitën e kancelares Merkel, gjatë vizitës në Moskë më 9 mars të shefit gjerman të Diplomacisë, Sigmar Gabriel.

“Ne kemi rënë dakord për datën”, deklaroi këshilltari i Kremlinit Juri Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”, pa dhënë më shumë detaje.

“Merkel dhe Putin sigurisht që do të diskutojnë për Ukrainën”, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov.

Peskov theksoi se administrata presidenciale ruse do të njoftojë datën e vizitës së Merkel në po të njëjtën ditë me kancelarinë gjermane.

Merkel nuk ka qenë në Moskë që prej 10 majit 2015, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ishin në kulmin e tyre për shkak të konfliktit ukrainas. /LAPSI.AL/  

Të këshilluara

Të dërgoni dhe pranoni para përmes Gmail!

Duke filluar nga sot, ju mund të dërgoni dhe të pranoni para përmes aplikacioni të Gmail. Ky shërbim do të funksionojë përmes Google Wallet, dhe më herët ka ...

17:31

A u vra nga mafia Papa Gjon Pali I?

Nga Xhon Xhulius Noruiç Një dhomë e dyllosur. Një kryepeshkop i lidhur me mafian. Një balsamim i kryer me një nxitim të pakuptimtë. Përshtypja e qartë i...

21:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI