Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

10 minutat e mistershme ku truri punon edhe pas vdekjes

Lapsi.al 9 March 2017
10 minutat e mistershme ku truri punon edhe pas vdekjes

Sipas një studimi të mjekëve kanadezë, të cilët observuan trurin e personave që ndodheshin në prag të vdekjes, është dalluar se truri i tyre vijonte të punonte edhe pasi pacienti deklarohej klinikisht i vdekur.

Në rastet në fjalë, mjekët konfirmuan se pacienti kishte vdekur, por testet treguan se truri i tyre vijonte të punonte dhe kishte të njëjtin aktivitet me atë të një njeriu që është në gjumë të thellë.

Vetëm një në katër personat e marrë në studim shfaqi aktivitete të gjata misterioze në tru, ndërsa tek të tjerët, aktiviteti vdiste përpara se zemra e tyre të pushonte. Megjithatë, truri i tyre kishte sjellje të ndryshme pak minuta pas vdekjes, duke e shtuar edhe më shumë misterin se çfarë ndodh pas vdekjes.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, mjekët nuk e dinë se cili është fuksioni i këtij aktiviteti dhe nuk janë nxituar për të dalë në konkluzione.

Deri më tani, ekspertët besonin se thuajse i gjithë aktiviteti i trurit zhdukej rreth një minutë pas vdekjes, sipas disa studimeve që bazoheshin në eksperimentet e zhvilluara tek minjtë.

Çfarë i ndodh trupit dhe mendjes pas vdekjes mbetet thuajse tërësisht mister për shkencëtarët.

Të dhënat e këtij studimi, që mund të çojnë në zbulimin e mjekimeve të reja dhe sfidave të reja etike, u realizuan nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Ontarios Perëndimore. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

Rregulli i artë për orgazmën perfekte

A keni dëgjuar për orgazmën nëpërmjet stimulimit të gjinjve. Disa hulumtime tregojnë që stimulimi i gjinjve aktivizon të njëjtin vend në tru si edhe te stimu...

21:25

Pse gruaja juaj sheh filma porno

Mos e merrni këtë personalisht, por ndoshta është lodhur nga rutina seksuale dhe dëshiron të përjetojë orgazëm përmes formave tjera – në këtë rast përmes mastur...

21:02

Seks i shpejtë? OK! Por kini parasysh se...

Disa njerëz mendojnë se seksi mes njerëzve të panjohur është më i nxehtë se sa seksi mes njerëzve të dashuruar. Ndonjëherë takimet e rastësishme mund të jenë me...

20:58

Sekreti për një gjoks perfekt pa ndërhyrje

Të kesh një gjoks të bukur dhe të tonifikuar do të thotë të kesh më shumë vetëbesim, dhe femrat e dinë këtë. Por në vend që të shpenzoni kohë dhe para për të...

21:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI