Flash

Zbulohet e vërteta për incidentin në Oscar!(FOTO)

Lapsi.al 28 February 2017
Zbulohet e vërteta për incidentin në Oscar!(FOTO)

Ngatërresa e fituesve të çmimit "Filmi më i mirë" padyshim që ishte një prej momenteve më të paharrueshme të historisë së çmimeve Oscar dhe teksa audienca vijon të sugjerojë teori nga më të ndryshmet për arsyen pas ngatërresës, organizatorët më në fund kanë dhënë një shpjegim.

"PricewaterhouseCoopers", komapnia që prej vitesh kujdeset për nominimet dhe zarfat e fituesëve, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe një prej përfaqësuesëve të saj sqaroi të gjithë incidentin.

Sipas tij, në prapaskenë janë dy grumbuj identikë me zarfat e fituesëve të secilës kategori, që vendosen në dy hyrjet e skenës. Ai bëri me dije se bëhet fjalë për një gabim njerëzor pasi në mometnin që një prej organizatorëve vajti për të marrë zarfin me fituesin e çmimit "Filmi më i mirë", gabimisht ka tërhequr zarfin e çmimit "Aktorja më e mirë" në grumbullin e zarfeve të përdorur. Si rezultat, ai i dha zarfin e gabuar aktorit Warren Beatty, i cili dukshëm u çorientua kur pa në të emrin e aktores Emma Stone dhe jo titullin e filmit. Ai ia dha zarfin më pas aktores Faye Dunaway e cila lexoi "La La Land" pa e vënë re gabimin dhe kështu u shënua një prej incidenteve më të sikletshëm të kinemasë. 

Të këshilluara

Trendi i ri, qukat tatuazh në fytyrë!(FOTO)

Fiksimi i fotografëve me modelet me quka dhe shfaqja e personazheve publike si Kylie Jenner me quka në fytyrë, solli atë që njerëzit nuk po e konsiderojnë më si...

15:34

Receta magjike e limonit për fytyrën!

 Pa shkuar deri tek produktet e kozmetikës, limoni është miku special për lëkurat mikse. Ai përmban enzima pastruese dhe është një astringjent i shkëlqy...

15:08

Shkrepje në çastet e fundit! (Foto)

Kjo galeri është e veçantë pasi të gjitha fotot janë të shkrepura para se një katastrofë të ndodhë. Nuk dihet çfarë ka ndodhur pas këtij momenti por që janë ...

13:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI