Flash

Ora më e mirë për seks sipas moshës që keni

Lapsi.al 13 February 2017
Ora më e mirë për seks sipas moshës që keni

Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se ai është i ndikuar nga ndryshimet që ndodhin në organizëm. Në përgjithësi njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet ose kur eksitohen nga një ndodhi e momentit. Por sipas kërkuesit shkencor të University of Harvard, doktor Paul Kelley, koha më e mirë për të bërë dashuri përcaktohet nga mosha që keni.

Living ka disa udhëzime për ju:

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15:00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet kanë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Kur jeni në të 30-tat: Ora 08:20 e mëngjesit është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon prodhimin e hormoneve. Njerëzit tek të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), se ata që janë në të njëzetat e tyre, Ora 23 : 00 është koha e duhur për të fjetur.

Kur jeni në të 40-tat: Ora 22:20 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Flini në mesnatë dhe zgjohuni në 07:50.

Kur jeni tek të 50-tat: Edhe për 50-vjeçarët, ora 22:00 është ora ideale për të bërë pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje vonë dhe më pas të flini të qetë

Kur jeni tek të 60-tat: Ora 20:00 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Një darkë e hershme (18:30), është e rekomanduar për të minimizuar rreziqet e dispepsisë dhe urthit.

Kur jeni në të 70-tat: Ora 20:00 , ashtu si gjashtëdhjetë vjeçarët, është perfekte për të kryer marrëdhënie seksuale. Duke qenë se 70 vjeçarët mund të zgjohen shpesh gjatë natës, është e këshillueshme të shkojnë në shtrat herët për të bërë një gjumë sa më të plotë.

Të këshilluara

Çfarë duhet të bëni në të 20-tat tuaja?

Mosha 20-vjeçare është pjesa më e bukur, ju sapo keni kaluar adoleshencën dhe po përgatiteni për të bërë një jetë më të pjekur. Por këtë gjë lëreni pasi të bëni...

15:24

Ushqimin zgjidheni në bazë të ngyrës

Kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile. Në fakt nuk është vetëm një ...

13:12

12 arsye pse duhet të kërkoni seks me ngulm

Nëse me të vërtetë keni nevojë për ndonjë justifikim që t’i nxehni gjërat në shtrat, ato nuk mungojnë. Përveç arsyeve të qarta për të cilat njerëzit b...

10:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI