Flash

Jeni në punë dhe ndiheni të përgjumur? Ju tregojmë mënyrat si të gjallëroheni

Lapsi.al 13 February 2017
Jeni në punë dhe ndiheni të përgjumur? Ju tregojmë
 
 

Mund t’ju ketë ndodhur shumë herë që të ndiheni shumë të përgjumur teksa punoni. Janë disa ditë kur edhe kafja duket se nuk ju bën dot të shpëtoni nga ndjesia e përgjumjes dhe në këto raste nuk dini si të veproni sepse realisht nga momenti në moment mund t’ju zërë gjumi.

Megjithatë, ne kemi disa ide shumë të mira që mund t’ju vlejnë për t’u gjallëruar edhe kur jeni në ambientin e punës.

  1. Lëvizni pak – shkoni deri në banjë ose thjesht bëni disa xhiro në këmbë sa për t’u gjallëruar.
  2. Diskutoni për pak minuta me dikë që keni aty pranë, sepse shikimet sy më sy dhe ndonjë muhabet i këndshëm mund t’ju ndihmojnë të zgjoheni.
  3. Konsumoni fruta të thata, zakonisht arrat dhe bajamet janë më të rekomandueshme.
  4. Konsumoni një gotë ujë sepse ju ndihmon të hidratoheni dhe mund të fokusoheni më tepër.
  5. Uluni drejt sepse mënyra se si qëndroni ndikon në energjinë tuaj.
  6. Përpiquni të shtriqeni, rregulloni sidomos pjesën e qafës.
  7. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.
  8. Merrni frymë thellë disa herë resht.
  9. Përtypni çamçakëz.
  10. Fokusohuni në diçka që pëlqeni, p.sh. një këngë ritmike që ju ka mbetur në mendje.

Të këshilluara

Çfarë duhet të bëni në të 20-tat tuaja?

Mosha 20-vjeçare është pjesa më e bukur, ju sapo keni kaluar adoleshencën dhe po përgatiteni për të bërë një jetë më të pjekur. Por këtë gjë lëreni pasi të bëni...

15:24

Ushqimin zgjidheni në bazë të ngyrës

Kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile. Në fakt nuk është vetëm një ...

13:12

12 arsye pse duhet të kërkoni seks me ngulm

Nëse me të vërtetë keni nevojë për ndonjë justifikim që t’i nxehni gjërat në shtrat, ato nuk mungojnë. Përveç arsyeve të qarta për të cilat njerëzit b...

10:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI