Flash

Ushqimin zgjidheni në bazë të ngyrës

Lapsi.al 13 February 2017
Ushqimin zgjidheni në bazë të ngyrës

Kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.

Në fakt nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një instikt i saktë që na çon në preferencën e ushqimeve që i konsiderojmë të ushqyeshme.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Tek njeriu, ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës.

Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme. Raffaella Rumiati, një neuroshkencëtare dhe koordinatore e studimit thotë: “Sipas disa teorive, sistemi ynë viziv ka evoluar për të identifikuar lehtësisht frutat perimet, e në veçanti ushqimet në mes të gjetheve të xhunglës”.

Ja pse preferenca për ngjyrën e kuqe, tregon frutat më të ëmbla dhe më me kalori, krahasuar me gjethet. “Tek ushqimet natyrale, të papërpunuara, ngjyra është një parashikuese e mirë e kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushim i papërpunuar, aq më ushqyes është, ndërsa ato jeshile kanë tendencën të jenë më pak kalorike, pra dhe më pak të dobishme për mbijetesën e organizmit”, shprehet Francesco Foroni, autori i studimi.

Të këshilluara

12 arsye pse duhet të kërkoni seks me ngulm

Nëse me të vërtetë keni nevojë për ndonjë justifikim që t’i nxehni gjërat në shtrat, ato nuk mungojnë. Përveç arsyeve të qarta për të cilat njerëzit b...

10:55

Shihni 15 syzet shik për 2017-tën (Foto)

Edhe pse jemi akoma në muajin Shkurt dhe në një stinë paksa të ftohtë, dielli pothuajse po mbizotëron çdo ditë. Syzet në fakt janë shumë të domosdoshëm për...

18:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI