Flash

Mjekët: Këto janë arsyet pse duhet të bëheni synet

Lapsi.al 11 February 2017
Mjekët: Këto janë arsyet pse duhet të bëheni synet

Ata thonë se përfitimet nga kjo procedure, ndaj rreziqeve, janë në raportin 200 me një, dhe se meshkujt e pabërë synet kanë një rrezik 80 për qind më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve lidhur me lafshën e penisit, raporton Daily Mail.

Gjatë gjithë jetës së tij, çdo mashkull i pabërë synet do të marrë një infeksion për shkak lafshës së penisit, thotë udhëheqësi i studimit Dr. Brian Morris nga Universiteti i Sidneit. Në anën tjetër, infeksione të ngjashme ndodhin vetëm në një nga 250 personat e bërë synet. Përveç kësaj, siç tregon hulumtimi, ky process nuk lë ndonjë ndikim negativ në funksionin e penisit, ndjeshmërinë, apo aftësinë për të arritur kënaqësi.

Studimi është kryer nga ekspertët e Universitetit të Sidneit, Universiteti i Neq South Wales dhe disa spitaleve universitare. Ata ishin të përqendruar në atë se si ndikon synetia në infeksionet urinare, kushtet inflamatore, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe kancer gjenital, si dhe nivelin e rrezikut që mbart kjo procedurë në fëmijërinë e hershme.

Synetia kozmetike aktualisht është e ndaluar në spitalet australiane, por procedura mund të kryhet privatisht. Procedura është konsideruar si “përgjithësisht e sigurtë”, por janë disa rreziqe të komplikimeve.

Dr. Morris thotë se synetia dikur ishte ndërhyrje e preferuar dhe bëri thirrje për kthimin e saj në spitalet publike.

“Përfitimet e mëdha dhe rreziqet e ulëta të synetisë janë njëlloj të dobishme si edhe vaksinimi”, tha ai.

Të këshilluara

Shihni 15 syzet shik për 2017-tën (Foto)

Edhe pse jemi akoma në muajin Shkurt dhe në një stinë paksa të ftohtë, dielli pothuajse po mbizotëron çdo ditë. Syzet në fakt janë shumë të domosdoshëm për...

18:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI