Flash

Dilemat e shtatzënisë te femrat e reja!

Lapsi.al 11 February 2017
Dilemat e shtatzënisë te femrat e reja!

Nuk e ekziston kohë e caktuar kur nënave të ardhshme duhet t’u dallohet stomaku që janë shtatzënë, duke pasur parasysh që secili trup është ndryshe.

Gjithnjë derisa mjeku të konsiderojë që bebja zhvillohet normalisht, nuk keni nevojë të brengoseni.

Shtatzënave të cilat presin fëmijën e parë të tyre stomaku do të duhej t’u bëhej i dukshëm diç më vonë, duke pasur parasysh që muskujt nuk janë zgjatur për shkak të shtatzënisë së mëparshme. Veç kësaj, femrat shtatlarta apo ato të cilat kanë torzo më të madhe mund të kenë stomak më të vogël gjatë shtatzënisë, sepse trupi i tyre ka më shumë hapësirë për beben. Dukja e stomakut tuaj gjithashtu varet edhe nga pozita e bebes në mitër. Për të konstatuar që me beben çdo gjë është në rregull, mjeku juaj do të përdorë metoda të ndryshme të matjes, të cilat nuk kanë lidhje me dukjen tuaj fizike.

Në tremujorin e parë matet gjerësia e komblikut në mënyrë që të konstatohet se sa është hapësira për mitrën tuaj duke u rritur. Rreth javës së 20-të gjatë kontrolleve mjekësore fillon të matet gjatësia fundale (distanca nga maja e mitrës deri te ashti i vulvës, e cila shërben për përcjelljen e rritjes së frytit), pas javës së 20-të madhësia do të duhej t‘i përgjigjej terminit tuaj.

Nënat e ardhshme të cilat janë shtatzëna për herë të parë zakonisht e vërejnë stomakun midis javës së 12-të dhe të 16-të të shtatzënisë, ndërsa ato të cilat presin fëmijën e dytë apo të tretë mund të kenë stomak të rritur që nga java e gjashtë.

Nënat obeze (me peshë të lartë trupore) zakonisht u duhet diç më shumë kohë që të vërejnë fizikisht që janë shtatzëna

Të këshilluara

Aktorja më e urryer është..!(Foto)

  Ajo është një aktore amerikane, producente filmash dhe një modele. Luajti në filma dhe seriale të shumta, ku u dëshmua aftësia e saj prej një aktoreje...

19:03

Cfarë tregon pozicioni i gjumit për ju!

Pozicioni juaj i gjumiT tregon shumë më shumë për ju nga se kishit menduar. Sidomos në qoftë se ju jeni një nga ata njerëz që gjithmonë flenë në të njëjtin p...

18:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI