Flash

Ushqimet që shkaktojnë akne dhe ato që i eliminojne

Lapsi.al 10 February 2017
Ushqimet që shkaktojnë akne dhe ato që i eliminojne

Ato janë një problem kompleks. Nuk kanë një shkak kur shpërthenjë dhe çfarë i nxit, ndryshon nga personi në person. Megjithatë, para se të shpenzoni para të tepërta për kremra dhe trajtime, kthehuni nga dieta juaj ushqimore. 

Para disa kohësh janë bërë disa studime me këtë tematikë dhe në të gjitha lidhet ushqimi me indeks të lartë glikemik me shfaqjen e akneve.

Ushqimi i pasur me karbohidrate shkakton rritjen e hormoneve si insulina, çka ndikon në prodhimin e androgjeneve në trup. Androgjenet stimulojnë gjëndrat në prodhimin e serumit, i cili hap poret e lëkurës.
Pas kësaj poret ngulfaten me qelizat e vdekura të lëkurës, yndyra dhe baktere, prandaj pëlcasin dhe krijojnë puçrra, respektivisht akne.
Ushqimi me indeks të lartë glikemik përveç që ndikon në krijimin më të madh të akneve, nxit sëmundje si diabeti i tipit 2, trashjen dhe probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Në anën tjetër, ushqimi me indeks të ulët glikemik shkakton rritje më stabile dhe më të ngadalshme të insulinës në gjak dhe nuk ndikon në shfaqjen e akneve.

Disa nga ushqimet me indeks të lartë glikemik, që duhet të shmangen, sidomos nëse keni shumë akne:
 Orizi i bardhë, sheqeri, buka e bardhë;
 Artikujt ushqimorë me yndyra dhe vajra të hidrogjenizuar;
 Ushqimi i fërguar;
 Pijet me gaz, lëngjet e sheqerosura, pijet energjetike;
 Mishi i përpunuar si sallami, pasteta dhe të ngjashme;
 Prodhimet e yndyrshme të qumështit si ato me të cilat lyhet buka, djathërat e yndyrshëm dhe të ngjashëm.
 

Ushqimi që do t’ju ndihmojë në luftë kundër akneve:
 Orizi integral, thekra, kuinoa;
 Fasulet;
 Çaji i gjelbër, uji me lëngë të freskët të limonit, qumështi i sojës
 Jogurti pa yndyrë;
 Arrat, lajthitë, bademet;
 Vaji i ullirit;
 Perimet, sidomos të gjelbrat – spinaqi, lakra e gjelbër, rrepa;
 Mollët, dardhat, boronicat, avokadoja;
 Domatet, patatet e ëmbla;
 Tofu;
 Peshku
 Avokado

- See more at: http://www.intv.al/med/item/20895-ushqimet-qe-shkaktojne-akne-dhe-ato-qe-i-eleminojne#sthash.TTIQ8NPI.dpuf

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI