Flash

Mos lini ditë pa ngënë një hurmë arabie. Efektet janë mahnitëse

Lapsi.al 10 February 2017
Mos lini ditë pa ngënë një hurmë arabie. Efektet

Hurmat e Arabisë janë një nga produktet më të mira natyrale. Kujtdo që i ka ndodhur të vizitojë një familje arabe e ka vënë re se është traditë që përveç kafesë, të serviren dhe hurmat arabe.

Pothuaj të gjithë arabët mbajnë hurma në shtëpitë e tyre. Për shkak të dobive të shumta, hurmat zënë një vend të konsiderueshëm edhe në traditën profetike.

Por mund të ketë shumë dobi dhe të mira të hurmave arabe, përfshirë edhe shumë sëmundje që ndoshta ju nuk i dini, të cilat mund të kurohen me këtë frut.

A e dini se ushqimi dhe ilaçi më i dobishëm për astronautët është hurma arabe?

Fijet e holla, që gjenden përreth trungut të hurmës (palmës), janë detergjenti më i mirë, pasi e mbrojnë lëkurën nga sëmundjet e ndryshme. Nëse hurmat zihen në ujë dhe ky ujë pihet, ai gëzon zemrën e mërzitur.

Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën. A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë?

Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri.

Ato përmbajnë sasi të mëdha hekuri dhe janë veçanërisht të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia, për fëmijët dhe gratë shtatzënë. 100 gr hurma Arabie përmbajnë rreth 0.9 mg hekur, rreth 11% të sasisë së rekomanduar ditore.

Hurma konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.

Hurmat kanë disa vlera shëndetësore, ku ndër to përmendim:

Forcon mëlçinë dhe e zbut atë.

Zbut ashpërsinë e fytit.

Nëse hahet esëll, eliminon askaridet.

Forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.

Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Parandalojnë diarenë: janë të pasura me sasi të mëdha kaliumi, mineral esencial që pengon diarrenë dhe lehtëson florën në bark dhe zorrë duke stimuluar në mënyrë efektive bakteret e mira të zorrëve.

Parandalojnë kapsllëkun.

Ju ndihmojnë të bini në peshë: hurmat e Arabisë parandalojnë akumulimin e yndyrës në trup nëse i hani me stomakun bosh. Ato përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë.

Ulin nivelet e kolesterolit të keq: ato pastrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Parandalojnë sëmundjet e zemrës: 5-6 hurma Arabie në ditë do të parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe rrezikun për atak kardiak.

Ulin tensionin e lartë të gjakut: 5-6 hurma në ditë përmbajnë rreth 80 mg magnez. Ky mineral është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut dhe uljen e presionit të lartë të gjakut.

Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve.

Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Është e këshillueshme, që t’i lani mirë hurmat e njoma, kur i blini ato, veçanërisht kur duhet t’i përdorni si ushqim ose ilaç për fëmijët. Këshillohet, fërkimi i gojës së të porsalindurit me një hurmë të shtypur mirë dhe ushqyerja e tij me të

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI