Flash

Puna më e bukur në botë, ja cfarë të ofron!

Lapsi.al 9 February 2017
Puna më e bukur në botë, ja cfarë të ofron!

Me siguri nuk e kishit menduar kurrë që dikush mund t’ju ofronte para për atë që bëni më me qejf në jetë, ngrënien e çokollatave.

Megjithatë kompania Mondalez International, prodhues i shumë produkteve të njohura si çokollatat Milka apo biskotat Oreo, ka tejkaluar edhe ëndrrat. Ajo ka shpallur kërkesën për shijues profesionistë të çokollatave dhe kakaos. Puna është me kohë të pjesshme, vetëm dy ditë në javë, të martën dhe të enjten, gjithsej shtatë orë e gjysmë.

Ajo që kërkohet nga shijuesit profesionistë është të japin një mendim objektiv për shijen e produkteve dhe të diskutojnë me një panel prej 12 vetash, në zyrat e kompanisë në Reading, Berkshire të Britanisë, për të arritur një përfundim.

Brenda një dite nga postimi i djeshëm, kompania ka marrë mbi 1,500 aplikime.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI