Flash

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur!

Lapsi.al 10 February 2017
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh

Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr sikur bie? Në fakt, është një ëndërr mjaft e zakonshme, sidomos për njerëzit që vuajnë nga depresioni. Konsiderohet si një prej ëndrrave më tipike që shohin njerëzit në periudha të ndryshme të jetës. Është një flamur i kuq që po të paralajmëron nënndërgjegjja se diçka në jetë nuk është në drejtimin e duhur.

Sipas Huffington Post, një ëndërr sikur bie, zakonisht do të thotë se ke humbur kontrollin dhe ekuilibrin në një moment të jetës.

Mund të jetë puna, një marrëdhënie, shkolla apo situata financiare ku ndoshta ke humbur kontrollin. Kjo gjendje e krijuar mund të të shfaqet edhe në gjumë duke të provokuar mendime të tilla. Mund të jetë një aspekt i jetës që të mërzit më shumë dhe ka nevojë për më shumë vëmendje.

Nëse ëndrra të tilla, pra duke rënë, përsëriten, gjëja më e mirë që duhet të bësh është të adresosh ku e ke problemin. Sa më shpejt të fitosh një argument më shumë, aq më shpejt do të largohen të tilla vegime. Dhe mos harro, nuk je vetëm! Ëndrra me rënie nga lartësitë janë një dukuri e zakonshme.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI