Flash

Dermatologia: Xhinset e modës së fundit, rrezik për sëmundjet e lëkurës!

Lapsi.al 6 February 2017
Dermatologia: Xhinset e modës së fundit, rrezik për

Pantallonat ‘e grisura’, si pjesë e tendencës së modës, kanë shtuar numrin e personave të prekur nga sëmundja e morthit, si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit”. Thirrja për të bërë kujdes vjen nga mjekja dermatologe, pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, Blerta Gjoni, e cila shpjegon në detaje shenjat e sëmundjes më të shpeshtë të lëkurës gjatë dimrit si dhe masat që duhet të marrë çdokush për parandalimin e saj.
Doktoreshë, një nga sëmundjet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së ftohtë është morthi. Çfarë është kjo patologji?
Morthi është një sëmundje që te fëmijët ose lëkurat që kanë ndjeshmëri ndaj të ftohtit prek duart dhe pjesën e këmbëve. Veshja e papërshtatshme shton agresivitetin që i ftohti ka ndaj një lëkure të ndjeshme, duke ua bërë të dukshëm elementët në lëkurë. Morthi është një sëmundje që vjen nga ndjeshmëria e vazave të gjakut periferike dhe normalisht kur nuk kanë funksionimin e duhur, krijohen elementët e një dermatoze të skuqur.
Cilat janë shenjat e para?
Shenja e parë është skuqja e gishtave. Pastaj mund të ketë edhe ngjyrime të mavijosjes, fryrje, ënjtje, dhimbje e deri kruarje. Duke qenë se shumë njerëz nuk e dinë nga se iu vjen, këto predispozita shtohen nga ekspozimi i përditshëm ndaj të ftohtit, i pambrojtur nga veshjet e duhura, sidomos te pjesa e ekstremeve, që janë duart dhe këmbët. Megjithatë nuk përjashtohen dhe mundësitë e prekjes nga morthi edhe të llapës së veshit dhe majës së hundës.
Cila është tendenca e kësaj sëmundjeje këtë vit?
Ne kemi raste, që vijnë si pasojë e veshjeve të papërshtatshme, që nuk i mbrojnë nga i ftohti e që janë xhinset e ‘modës së fundit’, që janë të ‘grisura’ në disa pjesë. Kjo lloj mode, ka rritur numrin e rasteve të prekur nga morthi. Kjo situatë është favorizuar edhe në kushtet e ambienteve që frekuentojnë. Për shembull kemi shkollat, që janë ambiente të mëdha, klasat janë të larta dhe në pamundësi të kushteve optimale të të ngrohtit, janë të ekspozuar në temperatura të ulëta për një kohë më të zgjatur. Prandaj iu thuhet pacientëve, të cilët shfaqin këto elemente, të veshin veshje të përshtatshme, që në njëfarë mënyre të minimizojnë sëmundjen, në mënyrë që të mos shfaqet në forma më agresive.
Çfarë duhet të bëjnë personat që vërejnë këto shenja në lëkurë?
Për këta pacientë është shumë e rëndësishme që të drejtohen menjëherë te mjeku dermatolog, sepse nuk marrin vetëm trajtimin e duhur, por edhe edukohen për arsyet se përse kjo sëmundje shkaktohet. Jo gjithmonë është zgjidhja e duhur që këta persona, që shfaqin probleme të lëkurës, të shkojnë direkt në farmaci ose të përdorin produkte që përdoren nga një person i afërt me ta. Ndaj është mjeku specialist: të vendosë diagnozën e duhur, që të marrë dhe trajtimin që e çon drejt shërimit total. Ka persona që preken vazhdimisht nga morthi.
Çfarë masash mund të merren për parandalimin e morthit?
Përveç veshjes së duhur, që përmenda pak më sipër, përdorimi i kremrave mbrojtës është një tjetër masë. Kjo do të thotë që pjesa e ekspozuar, kryesisht e duarve, duhet të jetë e ribalancuar me bazat e duhura të përbërësve të kremrave, që në njëfarë mënyre nuk lejojnë që i ftohti të prishë strukturën mbrojtëse që vetë lëkura e ka si funksion. Pra, duhen përdorur kremra hidratues. Ata duhen mbajtur me vete që të bëhet lyerje herë pas here. Pastaj, nëse janë pacientë që e kanë kaluar një herë dhe shikojnë shenjat e para të rifillimit në një vit tjetër, duhet të marrin produkte ushqimore, kryesisht me përmbajtje të vitaminës C, ku futen frutat e stinës. Po ashtu, vitamina C gjendet edhe në zarzavate. Ajo duhet marrë në dozën e duhur, në mënyrë që të ndihmojë vazat e gjakut që të mos jenë kaq të ndjeshme ndaj të ftohtit. Pra mënyra e të ushqyerit ka të bëjë shumë në mbrojtjen ndaj morthit. Ndërkohë që, në rast se personat tashmë janë prekur nga morthi, detyrimisht do të kalojnë në pjesën e trajtimit.
Morthi, mund të prekë çdo lloj moshe?
Morthi nuk përjashton asnjë lloj moshe, qofshin femra apo meshkuj. Më të predispozuara për t’u prekur janë moshat e reja sepse janë më të pakujdesur për veshjen e tyre apo, siç theksova edhe më sipër, duke ndjekur tendencën aktuale të modes/GSh

 

Të këshilluara

Si e zgjedhin meshkujt femrën e jetës!

Të kuptohet se si e zgjedhin meshkujt femrën e duhur për t'u martuar ka qënë gjithnjë një qëllim i femrave dhe një mister njësoj si pozicioni jashtë loje në fut...

14:46

Si ti eliminoni qimet në fytyrë!

Qimet në fytyrë janë problem i shumë femrave dhe ato të cilat ballafaqohen me këtë problem, gjithmonë janë në kërkim të metodave për t’i eliminuar ato. Në fa...

16:26

Maska që përdorin "VIPAT" si botoks!

Përbërësit: kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado. Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidantë, të cilët përmirësojnë mbrojtjen...

10:38

Nike na sjell atletet që lidhen vetë!

Sipas kompanisë amerikane këpucët HyperAdapt 1.0 do të dalin në treg në 1 dhjetor në Nju Jork dhe do të kushtojnë 720 dollarë. Kompania konfirmoi se klientët...

10:26

Teoria e re na tregon për vdekjen!

Duke u bazuar tek biocentrizmi, koha dhe hapësira nuk janë objektet që i mendojmë.  Lëvizni dorën në ajër-në qoftë se ju merrni çdo gjë larg, çfarë mbet...

16:14

Datat e "tersit" për tu martuar!

Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar. Mes shumë andrallave të përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos ...

16:10

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI