Flash

Datat e "tersit" për tu martuar!

Lapsi.al 1 February 2017
Datat e "tersit" për tu martuar!

Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar.

Mes shumë andrallave të përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos duket ndonjë gjë e rëndësishme. Por na doli që ka disa ditë aspak të mira për t’u martuar; e thonë studiuesit.

Pas një studimi të kryer, u nxor përfundimi se datat që kanë lidhje të veçanta numerike, kanë qenë fatkeqe për martesat.

Pra nëse je martuar e zëmë, më 12 nëntor 2013 (11/12/13) nuk paska qenë ide e mirë.

Kërkuesit holandezë që analizuan martesat, vunë re se datat që përmbajnë numra që ndjekin njëri-tjetrin (11/12/13) ose që përsëriten (12/12/12 ose 20/12/2012) përkonin me më shumë martesa që përfunduan në divorc.

Gjithashtu një ditë “ters”, edhe pse mund të duket e çuditshme, doli të ishte Shën Valentini.

Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme.

Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë, ndërsa 16% martesat në data e zakonshme.

Por si shpjegohet kjo?

Sipas kërkuesve, çiftet që martohen në data të veçanta ndikohen nga faktorë të jashtëm në marrjen e vendimeve lidhur me martesën e tyre, përfshirë kërkesën për një “datë të veçantë”.

Të këshilluara

Hidhet shorti për në Eurovizion!

Është hedhur sot shorti në Ukrainë për përfaqësueset e vendeve që do të këndojnë në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian, Eurovizion. Gjysmëfinalja e parë ësh...

16:05

Biznesi ku shiten teste shtatzanie pozitiv!

Meqë ishte shtatzënë, vajza vendos që të shesë testet e saj në internet. Në rrjetet sociale ajo vuri njoftimin:-“Shes test shtatzënie pozitiv. Nuk më intereson ...

16:05

Ushqimet më të shtrenjta në botë!

Ja ku janë disa ushqime apo pjata me çmimet e të cilave ju mund të kishit paguar qeranë apo doktoraturën apo atë operacionin e hundës që gjithmonë keni dashur t...

15:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI