Flash

Si e zgjedhin meshkujt femrën e jetës!

Lapsi.al 3 February 2017
Si e zgjedhin meshkujt femrën e jetës!

Të kuptohet se si e zgjedhin meshkujt femrën e duhur për t'u martuar ka qënë gjithnjë një qëllim i femrave dhe një mister njësoj si pozicioni jashtë loje në futboll: për meshkujt është diçka natyrale dhe për femrat jo.

Çfarë duhet t'i vijë në mendje që i thotë vetes “po, kjo është e duhura”, aq sa të vendosë t'i propozojë për martesë? Cilat janë proceset mendore mashkullore pas vendimit për të shkuar në altar?

Ka rëndësi pamja fizike

Kur dy njerëz takohen për herë të parë, fiziku është ai që bie në sy. Për një studim nga universiteti i Amstërdamit fakti që meshkujt preferojnë një femër me një aspekt të bukur fizik nuk tregon se janë sipërfaqësor, por se kanë instiktin e përzgjedhjes së femrës.

Përputhshmëria

Sipas psikologut Seth Meyers “mashkulli zgjedh mes femrave atë me të cilën përputhet nga aspekti afektiv”. Do të gjejë një person pranë së cilës ndihet mirë edhe kur ndodhet me shoqërinë, kur bëhet fjalë për familjen dhe miqtë. 

Spontaniteti

Pas kalimit të muajve të parë, pas tërheqjes fizike hyn në lojë arsyetimi. Dhe këtu mashkulli përpiqet të kuptojë kë ka përpara. Mirko Spelta në librin e tij “ Të kesh një mashkull është e lehtë, problemi është ta mbash”, thotë se për të çuar para me sukses një lidhje është e rëndësishme të shfaqesh ajo që je. “Spontaniteti, natyraliteti dhe sinqeriteti janë një terren mashkullor. Nëse jeni e sinqertë dhe spontane mashkulli e kupton dhe e vlerëson këtë aspekt”.

Vlerat e përbashkëta

Është e kotë të kërkoni një propozim romantik tek një person që nuk beson tek martesa, apo dëshiron të bëjë pak fëmijë. Nëse doni që gjërat të shkojnë siç dëshironi është e nevojshme të kemi një objektiv të përbashkët. 

Femrat që i bëjnë më të mirë

YourTango shkruan se meshkujt martohen me gra që i bëjnë ata më të mirë. Si për shembull, shqetësohen nëse ajo e ka makinën në rregull, e ka të furnizuar me karburant, shqetësohen se si ndihet ajo, apo ka ndonjë problem. Janë gjëra të vogla por që papritur bëhen të rëndësishme.

Sekreti

Pasi lexuat sekretet, mbetet vetëm një pyetje: si të ndodhë kjo gjë?

“E vërteta është se nuk mund të bëni asgjë. E vetmja gjë është të lejoni që të ndodhë. Një mashkull dëshiron një grua që ta dojë, të dojë veten e saj, që do të thotë që ajo e konsideron të denjë të përkëdhelet dhe të përkujdeset. Nëse një mashkull ka dëshirën të kujdeset për ju, për makinën tuaj, gjërat që ju përkasin, lëreni ta bëjë, në vend që t’i thoni e bëj vetë. Për tu ndjerë një mashkull më i mirë, ka nevojë ti jepet mundësia ta tregojë. Me pak fjalë, një mashkull dashuron një femër që ai beson se mund t’ia përmirësojë jetën”.

Të këshilluara

Si ti eliminoni qimet në fytyrë!

Qimet në fytyrë janë problem i shumë femrave dhe ato të cilat ballafaqohen me këtë problem, gjithmonë janë në kërkim të metodave për t’i eliminuar ato. Në fa...

16:26

Maska që përdorin "VIPAT" si botoks!

Përbërësit: kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado. Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidantë, të cilët përmirësojnë mbrojtjen...

10:38

Nike na sjell atletet që lidhen vetë!

Sipas kompanisë amerikane këpucët HyperAdapt 1.0 do të dalin në treg në 1 dhjetor në Nju Jork dhe do të kushtojnë 720 dollarë. Kompania konfirmoi se klientët...

10:26

Teoria e re na tregon për vdekjen!

Duke u bazuar tek biocentrizmi, koha dhe hapësira nuk janë objektet që i mendojmë.  Lëvizni dorën në ajër-në qoftë se ju merrni çdo gjë larg, çfarë mbet...

16:14

Datat e "tersit" për tu martuar!

Studiuesit vunë re se shumë çifte që janë martuar në këto data janë divorcuar. Mes shumë andrallave të përgatitjeve, caktimi i datës së martesës mund të mos ...

16:10

Hidhet shorti për në Eurovizion!

Është hedhur sot shorti në Ukrainë për përfaqësueset e vendeve që do të këndojnë në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian, Eurovizion. Gjysmëfinalja e parë ësh...

16:05

Biznesi ku shiten teste shtatzanie pozitiv!

Meqë ishte shtatzënë, vajza vendos që të shesë testet e saj në internet. Në rrjetet sociale ajo vuri njoftimin:-“Shes test shtatzënie pozitiv. Nuk më intereson ...

16:05

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI